Në fokus

December 20, 2018 | 13:05

Masa e vogël e kancerit të gjirit nuk e ul rrezikun e tij

Masa e vogël tumorale nuk do të thotë më pak e rrezikshme kur është fjala për kancerin e gjirit. Sipas studimit të Mindact, madhësia e një mase kancerogjene të gjirit nuk lidhet domosdoshmërisht me agresivitetin e tij.

Testi gjenomik për kancerin

Studimi përdori testin gjenomik për të zgjedhur ato paciente që paraqisnin rrezikshmëri më të lartë. U analizuan një grup prej 826 grash me një tumor më të vogël se një centimetër. Pesë vite pas fillimit të trajtimit, studimi tregoi se 24% e pacientëve, kryesisht ato që konsideroheshin me rrezik më të lartë nga analiza gjenomike, përfituan nga kimioterapia duke treguar rritje të mbijetesës. Kjo dëshmon se kriteret klinike të tilla si masa e tumorit, nuk mjaftojnë.

Biologjia dhe gjenetika për një diagnozë më të saktë të kancerit

Studimi ka treguar kështu se jo vetëm madhësia, por edhe biologjia, është e rëndësishme për gratë me kancer gjiri. Përveç kësaj, janë dhënë prova të mëtejshme në mbështetje të testimit gjenomik, mjeti i përdorur gjithnjë e më shumë në mënyrë që të parashikojnë sjelljen e ardhshme të tumorit në progres dhe për të zhvilluar një plan të trajtimit sa më të personalizuar që të jetë i mundur.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top