Këshilla & Arsye

November 28, 2017 | 11:42

Uthulla të bën të bukur: 4 mënyra si ta përdorni

 

Uthulla është një produkt i shëndetshëm për organizmin tonë dhe gjithnjë e pranishme në tryezë. Uthulla si e bardhë ashtu dhe e zezë përdoret në kuzhinë për të aromatizuar sallatat dhe pjatat me mish apo peshk.

1 Pra, ne i njohim këto të mira të uthullës, por vlen për t’u përmendur edhe përfitimet të tjera. Si për shembull, për kujdesin ndaj bukurisë.

E pasur me përbërës të jashtëzakonshëm, uthulla është një zëvendësuese e shkëlqyeshme e kremrave të kushtueshme të bukurisë. Ajo është një antinflamatorore natyrale dhe pastron organizmin.

Ja 4 mënyra si ta përdorni:

1.Uthulla përmban acide frutash që në lëkurën tonë reagojnë për pastrim të saj. Aplikojeni aty ku keni njolla në kohë përmes një tamponi të pambuktë. Bëjeni këtë gjë edhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe mbajeni për rreth 30 minuta. Shpëlajeni dhe përsëriteni 3 herë në javë.

22.Rregullon PH në lëkurat e yndyrshme me puçrra apo pika të zeza gjithashtu. Tretni një tapë uthull në një gotë ujë dhe përdoreni si forcues për të papastërtitë e lëkurës.

3.Edhe për flokët, uthulla është një përbërësi i domosdoshëm. Me ardhjen e stinës së bukur, e përdorim si shkëlqyes. Përzieni dy tapa uthull me një lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni në gjatësinë e flokëve dhe mbështillini më pas me letër alumini. E mira është ta mbani gjithë natën, por kjo vetëm në verë. Në mëngjes shpëlajeni me ujë të bollshëm. Përsëriteni jo shpesh këtë formulë sepse i thani flokët.

34.Një recetë e vjetër e përdorimit të uthullës është përdorimi i saj pas çdo larjeje me shampo. Shpëlajini flokët me një litër ujë ku të ketë dy tapa uthull brenda. Fshijini butë flokët dhe lërini të thahen në temperaturë ambienti.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi www.pianetadonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top