Mirëqenie

November 28, 2017 | 11:54

Tirana e stolisur për 105-vjetorin, ngrihet flamuri në Sheshin Skënderbej

Tirana përkujton sot 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, datë kur Ismail Qemali dhe udhëheqësit e tjerë nga të gjitha vendbanimet shqiptare ngritën flamurin duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

1Kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Sheshin “Skënderbej”.

Sakaq, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i shoqëruar nga prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues të komuniteteve fetare, dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë.

Me rastin e Festave Kombëtare, kryeqyteti është stolisur si kurrë më parë me flamuj kuq e zi, ku rrugët dhe institucionet kryesore janë mbuluar nga simbolet kombëtare.

Që në orët e para të mëngjesit, Kryebashkiaku Veliaj uroi shqiptarët Ditën e Flamurit, ndërsa i ftoi që t’i bashkohen aktiviteteve të shumta që ka organizuar Bashkia e Tiranës me këtë rast për të gjitha grupmoshat. “Tirana stolisur si kurrë më parë për Festat e Nëntorit. Koha xham, merr familjen e na u bashko në shesh sot!”, shkruan Veliaj.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com