Mirëqenie

June 6, 2018 | 14:29

Vaji i kanabisit kuron sëmundjet e lëkurës

Kërkime nga Shoqëria Kombëtare e Ekzemave në Amerikë tregojnë se kanabisi mund të ndihmojë në përmirësimin e sëmundjeve të lëkurës. Dermatologët në Amerikë kanë bërë gjithashtu kërkime që e mbështesin metodën.

Zbulimet tregojnë se kanabinoidsët kanë përbërës anti-mikrob dhe anti-inflamatorë, të cilët futen në receptorët e lëkurës kur aplikohet locioni dhe mund të ulë irritimin dhe skuqjen.

Ai gjithashtu mund të ndihmojë në kontrollin e bakterit që shkakton irritim të lëkurës. Dermatologët thonë se është një alternativë e mirë për trajtimin e dermatitit atopik, që është edhe ekzema më e zakonshme. Por kjo nuk ka lidhje me tymosjen e kanabisit, pasi kjo nuk e ndihmon ekzemën, duhet aplikuar vetëm si vaj.

Shkencëtarë nga Universiteti i Kolorados kanë nisur gjithashtu provat mbi një përbërje në drogë për të përcaktuar nëse mund të luftojë kushtet e zakonshme të lëkurës si ekzema dhe psoriasis.

Ata besojnë se CBD, e cila nuk shkakton ‘drogim’, mund të ofrojë shpresë për miliona njerëz që vuajnë nga ekzemat apo psoriaza. Përbërësi anti inflamator, i njohur zyrtarisht edhe si cannabidiol, është mbështetur tashmë, për shumë benefite që ka, edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Firma  Holland & Barrett tashmë ruan një formë vaji të këtij përbërësi, i cili është i ligjshëm të blihet në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top