FB

January 7, 2022 | 8:50

Vaji i lulediellit për të skuqur shpëton zemrën

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e skuqura, mund t’i shijoni ato pa pasur frikë se dëmtoni zemrën, por gjithmonë duke zgjedhur t’i skuqni në vaj ulliri ose luledielli. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Madrid-it, pasi analizuan zakonet e 40757 personave për 11 vjet.

Të gjithë pjesëmarrësit treguan sesa herë në javë konsumonin ushqime të skuqura. Në fund, studiuesit deklaruan se personat që kishin vdekur nga problemet kardiovaskulare ishin 1135, por ata nuk kishin gjetur asnjë lidhje mes konsumit të ushqimeve të skuqura në vaj ulliri ose luledielli, me rrezikun e sëmundjeve koronare ose vdekjen e tyre.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top