Gjatë adoleshencës, vajzat përballen me shumë ndryshime, si fizikisht ashtu dhe emocionalisht. Cikli i parë menstrual mund të jetë një përvojë disi traumatike. Frika e të ndjerit keq ose vërejtja e të tjerëve nuk ndihmon.
Kohët e fundit, një nënë ndau atë që kishte ndodhur me vajzën e saj:
“Vajza ime filloi të ketë ciklin menstrual dhe kjo i ndodhi kur ishte në autobusin e shkollës, duke u kthyer në shtëpi… dhe një djalë një vit më i madhe se ajo…e tërhoqi mënjanë dhe i pëshpëriti në veshin se ajo kishte një njollë në anën e pasme të pantallonave të saj dhe i dha trikon e tij ta lidhë rreth belit kështu që ajo mund të dilte e qetë nga autobusi kur shkonte në shtëpi… fillimisht vajza u ndie në siklet dhe i tha se nuk ka problem, çdo gjë është në rregull…por djaloshi këmbënguli dhe i tha “Unë kam motra, dhe çdo gjë është normale”! ‘Nëse je mami i këtij djali, dua të them faleminderit dhe se po e rrit atë në një mënyrë të drejtë!’
Gjithmonë dëgjojmë histori negative për rininë e sotme, kështu që dëshiroja të ndaja një përvojë pozitive! – ka mbyllur postimin në Facebook e ëma e vajzës.
Burimi / http://www.imiglioripost.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.