Editorial

February 16, 2018 | 12:21

Vaksina anti-heroinë testohet te njerëzit

Një vaksinë që parandalon mbidozën e heroinës shumë shpejt do të testohet te njerëzit. Eksperimenti i kryer te kafshët ka dhënë rezultate pozitive, duke treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive. 

Përveç shmangies së vdekjes në rast të mbidozave, ajo gjithashtu do të shërbejë për të eliminuar pasojat e të varurve nga droga.

Ky zbulim është bërë nga shkencëtarët e Institutit të Kërkimeve të Scripps, në Kaliforni, të cilët për të arritur deri këtu kanë kryer shumë eksperimente të rëndësishme.

Sipas Institutit Kombëtar për abuzimin e drogës, 15,446 amerikanë vdiqën nga mbidoza e heroinës gjatë  viteve 2000 -2016 dhe normat e vdekshmërisë po rriten. Formulimi i parë i vaksinës heroinë u zhvillua në vitin 2013 dhe punon duke edukuar antitrupa të sistemit imunitar se si të sulmojnë molekulat e heroinës, duke parandaluar që droga të arrijë në tru. Molekula e heroinës natyrisht nuk aktivizon një përgjigje të antitrupave, kështu që studiuesit kërkuan mënyra për ta lidhur atë me një proteinë bartëse që paralajmëron sistemin imun për të filluar prodhimin e antitrupave.

Eksperimentet e tyre në minj treguan se formulimi më i mirë i vaksinës përmbante si ndihmës një protezë transportues të quajtur tetanus toksoid dhe alum. Gjetjet e botuara në revistën molekulare farmaceutike, tregojnë se formulimi i ri është i sigurt dhe efektiv. Tashmë kjo është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të Shteteve të Bashkuara. 

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top