Vaksina kundër kancerit, e cila sulmon tumoret në të gjithë trupin po hyn në fazën e testimit tek njerëzit, shkencëtarët nga Universiteti Stanford argumentojnë se vetëm një injeksion indukton një përgjigje imune në trup që sulmon të gjitha tumoret.
Siç kanë publikuar mediat amerikane, testimi tek njerëzit fillon pas testeve të bëra te minjtë, që sipas shkencëtarëve ka shkuar “shumë mirë”.
90% e kafshëve të testuara janë shëruar pas vetëm një injeksioni. Vaksina veproi në minj tek të cilët kanceri ishte përhapur në të gjithë trupin.
Megjithëse terapia quhet “vaksinë kundër kancerit”, dallimi me vaksinat e tjera klasike është se ajo aplikohet tek njerëzit që tashmë janë të sëmurë dhe jo si vaksinë parandaluese e sëmundjes.
Është planifikuar që vaksina të testohet në 15 pacientë vullnetarë që aktualisht janë të identifikuar me kancer.
Burimi / http://gazetametro.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.