Në fokus

February 6, 2018 | 11:42

Nga Arjeta Hyseni: Mos lejo rrjetet sociale të ndikojnë në përditshmërinë tënde!

Mos e lër Instagram-in ose Facebook-un t’ju gënjejnë dhe të ndikojë në jetën tënde. Sepse, ka njerëz me 9-10 friends-a, por që në jetën reale kanë shumë miq, sikurse ka nga ata me 10000 ndjekës, por që në jetën reale janë persona me rreth të kufizuar miqësor.

Arjeta Hyseni, psikologe klinike

Arjeta Hyseni, psikologe klinike

Ka çifte që postojnë foto të lumtura, por në të vërtetë kanë një jetë me plot vështirësi. Ka njerëz që janë në një marrëdhënie shumë të bukur, por që nuk postojnë sepse thjesht nuk duan, e kjo s’na jep të drejtë të hulumtojnë mbi jetën e tyre.

Problemi me shoqëritë e sotme qëndron përmes mrekullive të kulturës së konsumatorit dhe rrjeteve sociale që promovojnë idenë e “hej-shiko-jeta ime është-më e mirë-se e jotja”, ka prodhuar një brez të tërë njerëzish të cilët besojnë se të kesh eksperienca të tilla negative si frika, faji, dështimi, etj, nuk është normale.

smartphone-millennials-social-mediaPër shembull, nëse sheh postimet e njerëzve në Facebook dhe Instagram, të gjithë duken sikur po kalojnë një kohë të bukur e me plot lumturi, por në të vërtetë vrapojnë çdo ditë me vrapin që jeta na mësoi për t’ju bërë ballë gjërave.

Shikoni 8 veta, u martuan këtë javë. Dhe një gjashtëmbëdhjetëvjeçare që mori një Ferrari për ditëlindje. Një adoleshent tjetër sapo fitoi dy bileta miliarda dollarëshe pasi shpiku një aplikacion për një shërbim ekstra në përditshmëri, e shumë e shumë të tjera si këto, veprime dhe lëvizje të modifikuara me filtra.

Rrjetet sociale nuk janë vendi i duhur për të ndarë dashurinë dhe respektin për njerëzit e tu të dashur. Nuk është vendi i duhur për të shpalosur lumturinë që ti në të vërtetë shijon, nuk është vendi i duhur për të rreshtuar dhuratat, pushimet, buzëqeshjen, dashurinë, etj.

1

Mendoj që privatësia e shprehjes së këtyre ndjenjave dhe e kësaj vërtetësie është dhe dashuria dhe respekti më i madh ndaj njerëzve të zemrës dhe respekti për lumturinë tënde.

Shpërndarja në rrjete sociale janë filtra të pavlefshme që mbushin rrjetet sociale me gjëra ku kompleksojnë rrjedhën e jetës normale, që brenda ka edhe dështime, edhe hidhërime, se fundja kjo është jeta ku përballemi me të mirën dhe të keqen, jeta që vrapojmë çdo ditë, që qeshim dhe që qajmë.

Dëshira për një përvojë më pozitive është në vetvete një vuajtje dhe një përvojë negative. Dhe në mënyrë paradoksale, pranimi i përvojës negative (pranimi e rrjedhës normale të jetës) është në vetvete një eksperiencë pozitive.

Jeta përbëhet nga dështimi, humbja, pendimi, lumturia, vuajtja, gëzimi e trishtimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top