FB

January 10, 2022 | 8:15

Vaksinat funksionojnë kundër Omicron, e konfirmuar në limfocitet T

 

Vaksinimi kundër Covid mbron nga varianti Omicron. Edhe nëse antitrupat bien me kalimin e kohës dhe nuk i njohin mirë variantet e reja, qelizat T të sistemit imunitar mbeten në mbrojtje.

1

Këtë e dëshmon një studim i ri i Institutit Kërkimor dhe Spitalit të Neurorehabilitimit Santa Lucia IRCCS në Romë, i cili tregon aftësinë e qelizave T të sistemit imunitar për të njohur variantin e ri dhe për rrjedhojë, për të mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital.

Për studimin u kryen analiza imunologjike në mostrat e gjakut të 61 donatorëve që kishin kryer lloje të ndryshme vaksinash. Protokolli i përdorur për kërkimin konsiston në ekspozimin e limfociteve T të dhuruesve ndaj proteinës Spike të shtamit origjinal SARS-CoV-2, kundër të cilit janë përgatitur vaksinat aktualisht në përdorim.

100% e dhuruesve u përgjigjën me aktivizimin e qelizave T specifike të koronavirusit. Limfocitet T më pas u ekspozuan ndaj fragmenteve të mutuara të proteinës Spike të variantit Omicron, duke gjeneruar një përgjigje qelizore në afërsisht 70% të individëve. Megjithatë, kjo përgjigje u reduktua me gati 50%, që do të thoshte se më pak qeliza njohën proteinën Spike të mutuar.

Në dritën e këtyre të dhënave, efikasiteti i mbetur i vaksinave të mRNA u vlerësua të ishte rreth 80% krahasuar me atë kundër variantit origjinal. “Antrupat – nënvizon Giovanna Borsellino, drejtore e Laboratorit të Neuroimmunologjisë të Santa Lucia IRCCS – janë vetëm një pjesë e mjeteve që përdor sistemi imunitar për të luftuar infeksionet.

Imuniteti qelizor përbëhet nga një ushtri qelizash gjaku të trajnuara për të njohur virusin, të pajisura gjithashtu me kujtesë dhe jetëgjatësi: limfocitet T. Me këtë studim është treguar se ato njohin edhe variantin Omicron, megjithëse në një masë më të vogël se virusi origjinal i Wuhanit kundër të cilit jemi vaksinuar. Këta limfocite T kanë, kimikisht, një pamje më të gjerë të virusit sesa antitrupat, dhe janë në gjendje të anashkalojnë ndryshimet e vogla në strukturën e tij, duke qëndruar gjithmonë në objektiv.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top