Mirëqenie

January 14, 2021 | 8:45

Vaksinimi, sa do të zgjasë imuniteti i një personi? Ja përgjigja që japin ekspertët

Pak para Krishtlindjeve, në Mbretërinë e Bashkuar u identifikua një variant i ri i COVID-19, i cili mendohet të fshihet prapa rritjes së madhe të rasteve, veçanërisht në Londër dhe jug-lindje të Anglisë. Ndërsa aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se ka shumë të ngjarë të çojë në sëmundje serioze, lloji i ri mendohet të jetë në gjendje të përhapet më shpejt, që do të thotë po infektohen më shumë njerëz dhe kanë nevojë për trajtim spitalor.

Programi kombëtar i vaksinimit duket se ka siguruar një dritë shprese se së shpejti pandemia do të marr fund, por mbeten ende mister të dhënat në lidhje me imunitetin e dikujt dhe sa mund të zgjasë. Dr. Chris Morris, Drejtor Mjekësor për HealthHero hedh dritë mbi këtë çështje.

“Është padyshim një lajm i mirëpritur që Mbretëria e Bashkuar ka aprovuar përdorimin e një vaksine të tretë, të zhvilluar nga kompania amerikane Moderna”, tha Dr Morris.

“Në total, Britania e Madhe ka porositur mbi 350 milion doza të tre vaksinave të aprovuara, për të imunizuar popullatën sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha vaksinat COVID-19 kërkojnë një dozë të dytë përforcuese, por sipas Shëndetit Publik Anglez, ka prova që një distancë e gjatë kohore midis dozave të para dhe të dyta promovon një përgjigje më të fortë imune me vaksinën AstraZeneca. Trupi shëndetësor raportoi gjithashtu se nuk ka asnjë arsye për të besuar se përgjigja imune nga vaksina Pfizer do të ndryshojë nga ajo e AstraZeneca. Me këtë në mendje, Britania e Madhe po përpiqet të japë një dozë të parë për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.”

Kur u pyet se për sa kohë mund të zgjasë imuniteti i dikujt, Dr. Morris u përgjigj: “Meqenëse këto vaksina kanë pak kohë që po përdoren, për fat të keq, njohuritë tona rreth asaj se sa do të zgjasë imuniteti pas një ose të dyja dozave të vaksinës janë mjaft të kufizuara. Gjithçka varet nga memoria imunologjike dhe shkencëtarët nuk kanë qenë ende në gjendje ta masin atë në mënyrë sistematike në lidhje me COVID-19.

“Shëndeti Publik Anglez u shpreh se imuniteti mbrojtës forcohet që nga doza e parë e vaksinës AstraZeneca dhe se duhet të kalojnë deri në 12 javë për të marrë dozën e dytë, në mënyrë që të maksimizojë përgjigjen imune. Nuk ka asnjë deklaratë se sa kohë do të zgjasë imuniteti pas të dyja dozave, për secilën vaksinë. Gjatë muajve të ardhshëm, ekspertët do të monitorojnë vaksinën dhe çfarë do të ndodhë më pas, por mund të kalojnë disa vjet para se t’i dimë përgjigjet e këtyre pyetjeve.”

Vaksinat janë të njohura për të stërvitur sistemin imunitar të një personi. Funksionon duke krijuar një kujtim të atij virusi specifik, kështu që kur hasni virusin e vërtetë në të ardhmen, ai përgjigjet më shpejt dhe më me efikasitet. Kjo nga ana tjetër ndihmon për të parandaluar infeksionin dhe për të ndaluar një person të sëmuret rëndë.

 

 

Burimi / https://www.express.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top