Sipas studiuesve të “American Heart Association” në një artikull në revistën shkencore “Circulation”, vakti i mëngjesit është shumë i rëndësishëm.
Këshilla e studiuesve është që të hamë në mënyrë të vetëdijshme, duke i kushtuar vëmendje planifikimit si të ushqimit që hamë, ashtu edhe kur duhet ta konsumojmë atë, në mënyrë që të luftojmë urinë nervore. Emocionet mund të ndezin dëshirën për të ngrënë, edhe kur nuk kemi uri, gjë që shpesh çon në marrje të tepërt të kalorive dhe të ushqimeve që kanë vlera të ulëta ushqyese.
Sipas studiuesve marrja e më shumë kalorive në pjesën e parë të ditës dhe më pak në mbrëmje, mund të ketë efekte pozitive për diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.