FB

November 29, 2021 | 8:14

Kuriozitet / Historia e luftës më qesharake – por, të dhunshme – të të gjitha kohërave: “Lufta e Vezëve në Amerikë më 1863”

 

Nga Salvo Privitera

Përktheu e përshtati Adela Kolea

 

Gjendemi më 1848-ën në Kaliforni. Këtu, në këtë epokë shpërthyen “ethet e floririt” dhe 80.000 persona u dyndën në këtë shtet për të rrëmuar të ashtuquajturat “pafta floriri”. Problemi qe, se përtej kërkimeve të floririt, dyndja kaq masive e këtyre personave, krijoi probleme me ushqimin, i cili nisi të shterojë. 

01Ushqimi bazë i kohës, njëkohësisht ai edhe më pak i kushtueshëm, vezët, papritur e pa kujtuar arriti në qiell si çmim. Kosto e tyre shkoi deri në 1 dollar për vezë!

Atëherë, në momentin që vezët po kushtonin fjalëpërfjalshëm “si floriri”, ç’bënë disa persona largpamës e me shpirt tregtie? I zhvendosën kërkimet e tyre jo më në kahun e atyre “të metëve” që kërkonin metalin e çmuar, floririn por, këta të tjerët filluan të kërkojnë vezë!

Shumë prej tyre iu turrën ishujve Farallon, në rrethinat e San Francisco-s. Këtu, nëpër shkëmbinj, ishte e lehtë që të gjendeshin vezë nga zogj të ndryshëm, që kuptohet se nuk kishin shijen e vezëve të pulave por, kërkuesit “minatorë” të floririt, që punonin pa pushim në Kaliforni, ishin të lodhur e të uritur, kishin nevojë për vezë e energji dhe nuk ishin sqimatarë ushqimi në ato rrethana apo tekanjozë.

Vezët që gjendeshin më lehtë ishin ato të një tipologjie rose, të cilat i afroheshin disi për së largu shijes së vezës së pulës, vetëm se e bardha e vezës kur skuqej, mbetej e shkëlqyeshme çuditërisht dhe shija në fund bëhej si shije peshku…

“Duhen tre muaj që të të largohet nga goja shija e rëndë e vezës së zier apo të skuqur të kësaj rose…!”, – pati deklaruar një nga minatorët e floririt.

Grupet e para që mbërritën në këta ishuj, mblodhën sasi të mëdha vezësh, pa u ndeshur në asnjë peripeci dhe ata nxorën përfitime të mira nga kjo tregti.

Por, më pas ç’ndodhi?

Ashtu si në çdo kompeticion e situatë tregu të pamëshirshëm, u krijuan banda, që hynë në konflikte të ashpra mes tyre për territorin e vezëve.

Në dhjetëvjeçarët në vazhdim, ato përplasjet fillestare që nisën si zënka të vogla, u shndërruan në përleshje të dhunshme, duke u therur me thika e duke shtënë me armë, ndërkohë që mblidhnin vezët.

Data 3 qershor 1863 ka mbetur e fiksuar në historinë e atyre viseve, pasi ishujve, ku mblidheshin vezët e zogjve, iu afruan tri barka me persona të armatosur deri në dhëmbë, të cilët kërcënonin këdo që guxonte të prekte vezët e asaj zone bregdetare.

02Pas këtyre episodeve, u nevojit ndërhyrja e qeverisë, e cila i mundësoi monopolin e vezëve një shoqate të përcaktuar, “Pacific Egg”.

Por, situata mjedisore sigurisht që u rëndua dhe rezervat e vezëve nisën të shterojnë.

Sa për një ide: 14 milionë vezë rose u morën nga ishujt dhe u dërguan në San Francisco që nga 1849 deri më 1876.

Gjithçka mori fund më 23 maj 1881, kur Forcat e Armatosura Amerikane zhvendosën foletë e vezëve nga ishujt në fjalë, duke i dhënë fund vitesh të tërë dhune.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top