Marrëdhënie

May 4, 2020 | 8:08

Valentina Telhaj: Për të qenë prind i mirë nuk duhet të jesh perfekt!

Prindër të dashur, çasti kur morët për herë të parë në krahë fëmijën tuaj të sapolindur, a ju dha ndjesinë më të veçantë në botë, të cilën kurrë nuk do e harroni? Ardhja në jetë e një foshnjeje është momenti më i bukur për çdo prind, nuk ka fjalë ta përshkruajë atë ndjesi. Aty kupton përgjegjësinë e madhe që ke si prind. Dhe pikërisht aty, fillon e tëra…

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT
terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

Prindërimi nuk ka qenë asnjëherë i lehtë, e aq më pak sot. Sepse bota është më e ndërlikuar se në kohën kur ti ishe i/e vogël. Disa nga vështirësitë morale që kanë fëmijët sot p.sh: kur përdorin internetin, as që ekzistonte pak dekada më parë. Si mund ta ndihmosh fëmijën të kapërcejë vështirësitë e moshës, duke e angazhuar atë në jetën e përditshme për të përgatitur për të ardhmen e tij?

Julie Lythcott-Haims, ish-dekane në Universitetin Stendford dhe autore e librit “Si të rritësh një të rritur” thotë se këta fëmijë çlirohen jo vetëm nga puna, por edhe nga të mësuarit se puna duhet bërë dhe se secili nga ne duhet të kontribuojë për të mirën e përbashkët. Ajo beson se fëmijët që rriten me përgjegjësinë e kryerjes e detyrave, në të ardhmen bëhen nëpunës që bashkëpunojnë mjaft mirë me kolegët dhe shfaqin më shumë empati, pasi ata e dinë çdo të thotë vështirësi dhe janë të aftë të kryejnë detyra në mënyrë të pavarur.

Duke i detyruar fëmijët të bëjnë punë, të derdhin mbeturinat, të mbledhin rrobat e palara, e me radhë, ata kuptojnë se duhet të bëjnë punët e jetës, me qëllim që të jenë pjesë e saj. Një tjetër studim nga “Harvard Business School” thotë se fëmijët që rriten me nëna që punojnë janë më të avantazhuar.

Studimi tregoi se fëmijët që rriten nga nëna që punojnë, shkonin në shkollë, kishin rol mbikëqyrës dhe fitonin më shumë para, krahasuar me 23% të moshatarëve që rriteshin nga nëna shtëpiake. Djemtë e këtyre nënave kishin tendencë të bënin punë shtëpiake dhe të kujdeseshin për vëllezërit apo motrat më të vegjël.

“Modeli është një mënyrë sinjalizimi se çfarë është e përshtatshme për mënyrën se si silleni, çfarë bëni, aktivitetet ku angazhoheni dhe në çfarë besoni”, thotë Kathleen L. McGinn. Sigurisht që nuk ka prindër perfekt dhe nuk ka as gjëra perfekte. Ajo që është kryesore dhe më e rëndësishme ka të bëjë me cilësinë e kohës që shpenzon me fëmijët. Nëse je 10 orë me fëmijën, por ai qëndron në kompjuter dhe ti në kuzhinë, kjo nuk sjell aspak përfitime. Mbajeni fëmijën afër dhe vendoseni të bashkëpunojë, jepini përgjegjësi, besim dhe inkurajoheni.

Bëjeni pjesë të punëve dhe vendimeve të së përditshmes tuaj. Pyeteni se si mendon për ndonjë situatë të caktuar, si ndihet ai vetë, bëjeni të ndjehet i rëndësishëm në vendimet që do merrni së bashku. Por mos harroni modelin që do i përcillni, sepse fëmija më shumë shikon çfarë ne bëjmë se sa çfarë ne u këshillojmë.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top