FB

April 22, 2022 | 10:07

Vanessa Bryant i thotë ‘Të dua përgjithmonë’ Kobe Bryant në përvjetorin e tyre

Vanessa Bryant e mban fort dashurinë për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant. Ajo e shpreh herë pas here, që pas vdekjes tragjike të yllit të NBA-së.

d491f3e8e91a08e70cfcd78d00024ac7

Ajo ndau një foto të ëmbël të hënën për të shënuar 21 vjetorin e martesës së tyre. “Të dua përgjithmonë”, ka shkruar Vanessa në foton e çiftit, së bashku me hashtagun #21. “Gëzuar përvjetorin @kobebryant.”

kobe-bryant-and-vanessa-bryant-1024x859

Çifti u martuan më 18 Prill 2001, pasi u takuan për herë të parë në vitin 1999. I madhi i NBA-së ndau një foto të të dyve në vitin 1999 në atë që doli të ishte një moment i veçantë. “Kjo foto është dita kur i kërkova [Vanesës] numrin e saj 28/11/99,” shkroi ai në vitin 2013. “Përgjatë uljeve dhe ngritjeve, ajo ka qenë dashuria dhe shoqja ime më e mirë. 20 dhe 17 vjeç kur u njohëm, në fakt jemi rritur së bashku. Një nder dhe një bekim i vërtetë.”

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.huffpost.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top