Sipas një studimi kinez, i kryer nga shkencëtarët e Akademisë së Shkencave në Wuhan, varësia nga interneti modifikon substancën e bardhë të trurit, me ndërprerjen e fibrave nervore, të cilat kanë lidhje me sjelljen, procesin vendimmarrës dhe autokontrollin, njësoj siç ndodh me varësinë nga droga dhe alkooli.
Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi i kryen një rezonancë magnetike encefale 34 personave, të cilët e kalonin pjesën më të madhe të ditës në internet ose në rrjetet sociale. Në përfundim, 17 prej tyre shfaqnin shenja të Internet Addiction Disorder (Çrregullime të Varësisë nga Interneti). Rezultatet u botuan në revistën “PLos One” dhe ishin mëse të dukshme, varësia e internetit është e dëmshme njësoj si të gjitha varësitë e tjera.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.