FB

September 21, 2021 | 8:13

Varianti Delta dhe vaksinimi i fëmijëve, kompania Pfizer jep lajmin: Dozat efikase edhe ndaj grupmoshave 5-11 vjeç

Kompania Pfizer dhe BioNtech ka njoftuar se vaksina e prodhuar prej tyre, është e sigurt dhe efikase edhe te fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Kompanitë planifikojnë t’i dorëzojnë informacionin përkatës Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave ( FDA ), Agjencisë Evropiane të Barnave ( EMA ) dhe rregullatorëve të tjerë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të vlerësojnë dhe miratojnë përdorimin e vaksinës tek fëmijët e kësaj moshe.

Në deklaratën e lëshuar nga dy kompanitë nuk përfshijnë të dhëna të detajuara nga testi. Gjetjet nuk janë vlerësuar ende nga palët e treta dhe as nuk janë botuar në një revistë shkencore. Sipas ekspertëve rezultatet e reja përkojnë me ato të vërejtura te fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit.

“Ne jemi të kënaqur të zgjerojmë mbrojtjen që vaksina i jep popullatës më të re, duke iu nënshtruar autorizimit rregullator, veçanërisht kur monitorojmë përhapjen e variantit Delta dhe kërcënimin aktual për fëmijët”, tha Albert Bourla, CEO i Pfizer .

Njoftimi vjen në mes të të dhënave të reja të krijuara nga mutacioni Delta: Sot rreth një në pesë raste të reja janë tek të rinjtë. Fëmijët kanë një rrezik shumë më të ulët se të rriturit, edhe kur ekspozohen ndaj variantit Delta. Sidoqoftë, një numër i vogël i fëmijëve të infektuar sëmuren rëndë, ndërsa të tjerët mund të kenë simptoma të zgjatura për muaj.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top