Dokumentari i ardhshëm i Netflix, “Vdekja e Marilyn Monroe”. Ky trailer do t’ju lërë të pyesni veten: Sa dimë vërtet për vdekjen e Marilyn Monroe?
Vdekja tragjike e ikonës së Hollivudit në moshën 36-vjeçare ka shkaktuar komplote dhe thashetheme për dekada. Dokumentari i ardhshëm i Netflix, Vdekja e Marilyn Monroe: Kasetat e Padëgjuara, zbulon intervista të padëgjuara me ata që e njihnin më mirë Monroe, duke ofruar një këndvështrim të ri në natën që ajo vdiq. Më 1 prill, transmetuesi publikoi një vështrim të parë të misterit përpara publikimit të tij më 27 Prill.
“Në vitin 1982, Los Anxhelosi rihapi çështjen e vdekjes së Marilyn Monroe. Këto intervista nuk janë dëgjuar kurrë deri më tani.”- rrëfen regjizori. Çështja e Monroe-e cila lindi më 1 qershor 1926 dhe vdiq më 4 gusht 1962, në shtëpinë e saj në Los Angeles, Kaliforni, u rihap pasi dokumentari i KTLA-së The Marilyn Files u transmetua në TV. Klipi përmban pamjet e Monroe si fëmijë, duke performuar, ditën e saj të dasmës dhe gazeta me tituj nga më të ndryshmit.
Vdekja e Marilyn Monroe: Kasetat e Padëgjuara – me regji nga Emma Cooper dhe producent ekzekutiv nga Chris Smith – do të shfaqet premierë më 27 prill në Netflix.
Përgatiti K.I / Burimi www.eonline.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.