Ka disa stile dhe zakone të jetës që ndikojnë veçanërisht në mirëqenien nën çarçafë. Dashuria dhe mirëqenia seksuale fillojnë shumë më parë se të arrijmë nën çarçafë: ka vende dhe zakone të jetës që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e shfaqjeve të çiftit dhe kënaqësinë që mund të rrjedhë prej saj.
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Seksual, ekspertët sugjerojnë mënyra jetese që ndihmojnë shëndetin dhe rrugën ideale shëndetësore për një performancë të suksesshme në dhomën e gjumit. Këtë rrugë e ilustron Prof. Emmanuele A. Jannini, Profesor i Endokrinologjisë dhe Seksologjisë Mjekësore në Universitetin Tor Vergata të Romës, duke kujtuar se janë pesë vende që ndikojnë ndjeshëm në këtë sferë delikate të jetës tonë intime.
1.Kuzhina – Një dietë e larmishme dhe e balancuar ka një rol të njohur dhe shkencërisht të dokumentuar në ruajtjen e shëndetit të mirë. Dieta mesdhetare është ajo që kontribuon më së miri për mirëqenien, madje edhe seksuale të njeriut. Piramida e ushqimit siguron bazën për drithërat, frutat dhe perimet, që konsumohen më shpesh, ndërsa në krye dhe për këtë arsye përdoren me masë, janë yndyrat shtazore dhe sheqernat e thjeshta.
2.Dhoma e ndenjes – Divani duhet të përdoret vetëm për disa orë: jeta sedentare sjell me vete një incidencë më të madhe jo vetëm të mbipeshës dhe të obezitetit, por edhe të sëmundjeve metabolike. Një jetë aktive dhe zakoni i ushtrimit të rregullt të një ose më shumë sporteve përmirësojnë gjendjen e përgjithshme fizike dhe performancën seksuale.
3.Lokalet e natës – Janë vende ku konsumohet alkool, cigare dhe nganjëherë edhe drogë. E gjithë kjo ka një efekt negativ në aktivitetin dhe performancën seksuale, në afat të shkurtër dhe afat të gjatë. Për shembull, pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku në zhvillimin e aterosklerozës dhe mosfunksionimit të ereksionit.
4.Zyra e mjekut – Është një vend i rëndësishëm për kontrollet periodike, shërben si mjet i rëndësishëm parandalimi, sidomos pas një moshe të caktuar. Gjithashtu, kur ju filloni duke pasur probleme në dhomën e gjumit, mjeku duhet të konsiderohet si aleati i parë dhe është personi i parë që duhet t’i drejtoheni për të marrë këshilla dhe ndihmë.
5.Farmacia – Edhe këshilla e farmacistit është një ndihmë e vlefshme: ai mund të na japë indikacione të dobishme dhe të sqarojë dyshimet si për mënyrën e jetesës së shëndetshme ashtu edhe për të udhëzuar pacientin në zgjedhjen e zgjidhjeve të mundshme të treguara nga mjeku. Siç është zbuluar nga të dhënat që dalin nga hulumtimi i GFK-së i kryer në kuadrin e fushatës ‘Ticket to Love’ dhe i promovuar nga ‘IBSA Farmaceutici Italia’, seksi është një komponent themelor i jetës sipas 88% të meshkujve që morën pjesë në studim.
Burimi / http://gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.