Në fokus

November 23, 2015 | 13:27

Vendi paqësor. Skenë relaksimi

fleuraNga: Fleura Shkëmbi

Qëllimi i këtij skenari relaksues, vendet paqësore, është të relaksoj dhe të udhëheq mendjen tuaj, të imagjinoni paqen tuaj, vende të sigurta. Ky vend do të jetë një zonë imagjinare, të cilën ju mund ta vizualizoni dhe t’ju ndihmojë të qetësoni dhe të relaksoni mendjen tuaj kur ndjeheni të stresuar.

Filloni duke vendosur mënjanë disa minuta. Kështu ju mund të relaksoheni pa pasur ndonjë gjë tjetër ku duhet të fokusoheni. Disa preferojnë të shtrihen ose të ulen në një kolltuk të rehatshëm. Gjeni një pozicion ku trupi është qetësuar, ku asgjë apo askush nuk ju shqetëson. Për momentin përqëndrohuni te vetja, duke filluar të qetësoni mendjen tuaj, duke u fokusuar te frymëmarrja. Lejojeni frymëmarrjen tuaj të jetë e qetë dhe e ngadaltë. Merrni frymë… nxirreni jashtë… Brenda… jashtë… Brenda… jashtë. Vazhdoni të merrni frymë ngadalë dhe paqësisht dhe lejoni tensionin të fillojë të lërë trupin tuaj. Lironi zonat e tensionit, duke ndjerë muskujt e relaksuar, të bëhen akoma edhe më të rehatuar në çdo frymëmarrje. Vazhdoni të lejoni frymëmarrjen tuaj t’iu qetësojë. Merrni frymë në 2 … 3… 4… Mbajeni 2… 3… nxirreni 2… 3… 4… 5. Përsëri 2… 3… 4. Mbajeni 2… 3. Nxirreni 2… 3… 4… 5. Vazhdoni të merrni frymë ngadalë, butësisht, rehatshëm. Lëreni shkallën e frymëmarrjes tuaj të bëhet gradualisht e ngadaltë ndërkohë, që trupi juaj relaksohet. Tani filloni të krijoni një imazh në mendjen tuaj të një vendi ku ju mund të relaksoheni plotësisht. Imagjinoni çfarë i duhet këtij vendi, që të jetë në rregull për ju, për t’u ndjerë të qetë dhe të relaksuar. Filloni me paraqitjen fizike të vendit që po imagjinoni. Ku është ky vend paqësor? Ju mund të imagjinoni një vend jashtë në natyrë , ose diku brenda. Mund të jetë një vend i vogël ose i madh. Krijoni një imazh të këtij vendi.

Qetësi. Tani imagjinoni disa detaje më shumë rreth vendit tuaj paqësor. Kush është në këtë vend? A jeni vetëm? Apo ndoshta jeni me dikë tjetër që ju shoqëron? A janë të pranishëm dhe njerëz të tjerë? Kafshë? Zogj? Imagjinoni se kush është së bashku me ju në vendin tuaj.. Ose ju jeni vetëm ose jeni në shoqëri.

Qetësi. Imagjinoni edhe me më shumë detaje për gjërat që ju rrethojnë. Fokusohuni tani në tingujt relaksues rreth jush në vendin tuaj paqësore. Mund të jenë fëshfërima gjethesh, cicërima zogjsh, të qeshura gazmore, ecje hapash. Tani imagjinoni çdo shije apo aromë që ju ndieni në vendin tuaj. Aromë pishash, aromë lulesh apo era e këndshme e detit?! Imagjinoni ndjesinë e prekjes, duke përfshirë edhe temperaturën, çdo fllad ere që mund të jetë prezent aty, sipërfaqen në të cilën jeni shtrirë apo duke ecur, imagjinoni detajet e këtij vendi qetësues në mendjen tuaj.

Qetësi.

Fokusohuni tani në shenjat e vendit tuaj, ngjyrat, format, objektet, bimët, ujin, të gjithë gjërat e bukura që e bëjnë vendin tuaj të këndshëm. Për të dhënë më shumë detaje të kësaj skene relaksuese, imagjinojeni veten tuaj atje. Çfarë do të bënit ju në këtë vend? Ndoshta thjesht jeni ulur, jeni duke ecur, duke medituar, duke luajtur apo duke vrapuar e vallëzuar. Shijojeni këtë vend, qetësohuni. Ndoshta ju imagjinoni të ecni përreth ose duke bërë disa aktivitete të tjera. Imagjinojeni veten në këtë vend paqësor. Imagjinoni një ndjenjë qetësie, paqeje, një vend ku ju nuk keni probleme, jeni të lirë nga ankthi, stresi, nuk keni shqetësime, një vend ku ju thjesht mund të rivendoseni. Relaksohuni dhe shijoni qëndrimin aty.

Qetësi.

Shijojeni vendin tuaj paqësor edhe për disa momente të tjera më shumë. Memorizoni shenjat, tingujt dhe ndjenjat rreth jush. Dijeni që ju mund të ktheheni në këtë vend në mendjen tuaj, sa herë të keni nevojë për një pushim. Ju mund të bëni një pushim mendor, të lejoni veten të relaksoheni apo të rigjeneroni energjitë, përpara se të ktheheni rregullisht te rolet tuaja. Në këto momentet e fundit të relaksimit, krijoni një pikturë në mendjen tuaj, ku ju mund të ktheheni herën tjetër kur të keni nevojë për një pushim të shpejtë qetësues. Imagjinojeni veten në vendin tuaj paqësor. Në këtë çast ju po e imagjinoni tani, kështu që mund ta imagjinoni përsëri herën tjetër kur të dëshironi të relaksoheni. Kur të jeni gati të ktheheni te dita juaj, skedojeni diku vendin imagjinar në mendjen tuaj, duke ju pritur për herën tjetër që juve ju nevojitet. Kthejeni vëmendjen tuaj pas tek e tashmja. Vini re gjërat që ju rrethojnë, ndërkohë që trupi dhe mendja juaj kthehen te niveli i zakonshëm i vigjilencës dhe zgjimit. Mbajeni me vete ndjenjën e qetësisë nga vendi juaj paqësor, ndërkohë që ju ktheheni te jeta juaj e përditshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top