Këshilla & Arsye

November 13, 2018 | 9:36

Vendosni një limon në ngrirje dhe nuk do ta besoni se sa përfitime do të merrni…

Shumë nga njerëzit që blejnë limona për gatim i ruajnë ato në dy mënyra: ose i vendosin në një tas në tavolinë ose i mbajnë ato në frigorifer. Por pasi të shihni këtë truk, gjithmonë do t’i fusni në frigorifer.

Limoni përmban shumë vitamina dhe minerale, të cilat gjenden kryesisht  në lëkurë. Shtrydhja e limonit në ushqim është një humbje, por ne ju tregojmë një truk nëse doni të përfitoni maksimalisht, të paktën nga 5 deri në 10 herë më shumë.

Udhëzime: 

Lajeni të gjithë limonin dhe thajeni. Vendoseni në një qese dhe pastaj në frigorifer, në ngrirje. Hiqni limonin nga frigoriferi vetëm kur të jetë plotësisht i ngrirë. Pritini skajet në të dy anët. Grijeni gjithë limonin me një rende, njësoj siç do të grinit një copë djathë. Pastaj vendoseni limonin e grirë në një kavanoz plastik me kapak dhe vendoseni në frigorifer.

Përgatitjen mund ta përdorni çdo herë që dëshironi të shijoni ushqimin tuaj me limon të freskët! Në këtë mënyrë ju do ta përdorni gjithë limonin. Dhe ajo që është më e mira është një shpërthim i vërtetë i shijes.

 

Burimi / www.tg-news24.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top