Lifestyle

November 13, 2018 | 9:19

Kate Middleton ri-vesh fustanin e 6 viteve më parë dhe duket e mrekullueshme. Por, harron një detaj…

Kate Middleton dhe William morën pjesë në mbrëmjen gala të Tusk Conservation Awards. Dukesha e Kembrixhit dukej e mrekullueshme me fustanin e saj të gjatë, me ngjyrë blu, të nënshkruar nga Jenny Packham, një nga stilistët e saj të preferuar. Middleton e kishte kombinuar fustanin me një portofol të së njëjtës markë dhe një palë sandale nga Jimmy Choo.

Për të thënë të vërtetën, pamja e Kate ishte një riciklim. Ajo kishte të njëjtën veshje në 2012 për një koncert në Albert Hall. Sot, njësoj si atëherë dukej mjaft e përsosur, pavarësisht se kishin kaluar gjashtë vjet dhe kishte jetuar tri shtatzëni. Sigurisht, ajo mund të kishte bërë disa ndryshime për ta freskuar atë, por e vetmja risi e dukshme ishte modeli i flokëve. Nëse në të kaluarën ka zgjedhur një model me flokë të kapur, këtë herë ka zgjedhur t’i lë flokët e saj të lëshuara.

Middleton do të ishte e përsosur nëse nuk do të vërehej një detaj i vogël. Një fashë plage është qartësisht e dukshme në gishtin e një dore dhe kjo nuk është e hera e parë që ndodh. Nëse ajo do të përdorte  një manikyr natyral, gjë që e ka bërë dhe Letizia e Spanjës, do të kishte lënë mënjanë këto detaje jo elegante.

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top