Këshilla & Arsye

April 8, 2020 | 8:15

Veprimet e përditshme që ju ndihmojnë të luftoni koronavirusin

Ventilojmë, dezinfektojmë, lajmë… ne kujdesemi çdo ditë për shtëpinë tonë dhe këto gjeste sot janë edhe më të domosdoshme për të parandaluar infeksionet.

Coronavirus është një virus përgjegjës për pandeminë globale, ai transmetohet shumë lehtë nga një person në tjetrin përmes lëngjeve të trupit që përhapen me teshtitje ose kollë. Ky virus gjithashtu mund të jetojë dhe në sipërfaqe dhe më pas infeksioni tansmetohet tek ata që vihen në kontakt me ato sipërfaqe të kontaminuara. Janë të shumta studimet që po bëhen për të përcaktuar karakteristikat e këtij virusi dhe për ta zhdukur atë, por deri më sot jeta e virusit nuk është shumë e qartë. Për këtë arsye, OBSH rekomandon larjen e duarve rregullisht me sapun dhe ujë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë rekomandon pastrimin e shtëpive dhe dezinfektimin e sipërfaqeve të ndryshme.

Sipas një studimi të botuar në revistën amerikane JAMA, dhomat e gjumit dhe banjo janë më të kontaminuara dhe për të luftuar infeksionin është e rëndësishme që të dezinfektoni rregullisht lavamanin, tualetin, dushin dhe të ndryshoni shpesh çarçafët. Ky studim specifikon se virusi nuk mbijeton nëse sipërfaqet e kontaminuara dezinfektohen dy herë në ditë. Meqenëse ndotja e mjedisit mund të jetë një faktor i rëndësishëm në transmetimin e covid-19, është thelbësore të pastrohet dhe dezinfektohet shtëpia me zbardhues.

Veprimet e përditshme që janë efektive kundër koronavirusit:

  • Lani duart rregullisht
  • Pastroni sipërfaqet e shtëpisë
  • Përdorni zbardhues për dezinfektim
  • Mos përdorni uthull të bardhë si dezinfektues
  • Përdorni lecka të ndryshme për sipërfaqe të ndryshme
  • Lani më shpesh çarçafët
  • Mos e përdorni ashensorin
  • Mos ua jepni të tjerëve smartphone tuaj
  • Pastroni para dezinfektimit
  • Mos përdorni fshesën me korrent
  • Kushtojuni vëmendje dërgesave që ju sjellin në shtëpi
  • Dezinfektoni dorezat e dyerve
  • Pastroni kuzhinën pas blerjeve
  • Pastroni pjatat

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top