Mirëqenie

March 1, 2018 | 10:00

Vera, miku më i mirë kundër prishjes së dhëmbëve

Një dolli për shëndetin e buzëqeshjes. Një studim spanjoll ka zbuluar përfitimet që sjell vera, duke treguar se polifenolet që përmban vera, veçanërisht e kuqja, janë aleatë të mirëqenies së gojës sepse ato sulmojnë bakteret përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve dhe çrregullimit të mishit të dhëmbëve. Studimi, i botuar në “Gazetën e Kimisë Bujqësore dhe të Ushqimit” nga Shoqata Amerikane Kimike, është kryer nga grupi i M. Victoria Moreno-Arribas del Cial i Madridit, Instituti i specializuar në shkencat e ushqimit.

Bakteret dhe radikalet e lira

Tradicionalisht, ekspertët kujtojnë se disa virtyte të polifenoleve i janë atribuuar vlerave antioksiduese të këtyre komponimeve, të cilat vepronin kundër dëmeve të shkaktuara në trup nga radikalët e lirë. Megjithatë, studimet më të fundit sugjerojnë se polifenolët mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mirë edhe duke bashkëvepruar drejtpërdrejt me bakteret e zorrëve. Një hipotezë që do të kishte kuptim duke pasur parasysh se bimët prodhojnë polifenole ashtu si një armë për të mbrojtur veten nga bakteret e rrezikshme.

Bakteret dhe pllakat

Moreno-Arribas dhe kolegët kanë tentuar të kuptojnë se në çfarë niveli molekular këto substanca mund të funksionojnë si një mburojë për dhëmbët dhe mishrat. Hulumtuesit analizuan efektet e dy polifenoleve të verës së kuqe (acidi kafeik dhe acidi p-kumarik), si dhe farat e rrushit të verës dhe ekstraktet e kuqe të verës, në bakteret që shkaktojnë pllakë dentale, kariesi dhe sëmundjet periodontale. Duke punuar në qelizat e indeve të mishrave, ata gjetën se dy substancat e izoluara janë më efektive se ekstraktet e konsideruara në përgjithësi për reduktimin e aftësisë së mikrobeve, armikut të buzëqeshjes, për të sulmuar qelizat e synuara.

Polifenolë të mirë

Jo vetëm. Nëse shoqërohet me Streptokokus dentisani, që konsiderohet probiotik me gojë, dy polifenolet janë edhe më të aftë për të luftuar kundërvajtjen e patogjenëve. Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se një pjesë e këtyre veprimeve janë të lidhura me formimin e metabolitëve, kur në gojë fillon procesi i tretjes së polifenoleve të verës.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.milleunadonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top