Sipas Istituto Superiore di Sanità, vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjes tek adoleshentët, pas aksidenteve rrugore.
Fëmijët që vuajnë nga ndjenja e zbrazëtisë, nga heshtja e shtëpive, që nuk dinë kush janë, kur presin veten ndjejnë emocione që i bëjnë të ekzistojnë. Ata kanë një vuajtje të brendshme të tillë, që kur ndjejnë dhimbje, çlirojnë tensionin , duke marrë një efekt anestezik. Problemi është se, duke qenë se këto momente shërbejnë për të qetësuar ankthin, ato bëhen të varura prej tij. Ata duhet të vazhdojnë të presin veten, gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shpesh, duke shpresuar se me përshkallëzimin nuk do të dalë jashtë kontrollit. Për adoleshentët sot është një mjet komunikimi individual.
“Nënat dhe baballarët duhet të kontrollojnë shqetësimin e tyre , jo të gjykojnë dhe të përpiqen të kuptojnë se çfarë mesazhi dëshiron të dërgojë djali apo vajza e tyre me vetëlëndimin”, sugjerojnë ekspertët.
“Hapi i parë sigurisht që duhet të jetë dëgjimi dhe arsyetimi, analizimi i ngjarjeve që i paraprijnë ose pasojnë impulsin për të prerë. Mos u mjaftoni me një përgjigje sepse shpesh ajo e vërteta, që shpjegon gjithçka, vjen më vonë, mes rreshtave. Dhe përpiquni t’i krahasoni ato momente me diçka të bukur për të bërë së bashku. Më pas do t’ju duhet të kontaktoni një specialist. Ju nuk mund të dilni prej saj brenda një jave. Prindërit duhet të mësojnë të ndërmjetësojnë kërkesën për ndihmë për fëmijën dhe për veten e tyre”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.