Në fokus

July 17, 2020 | 8:02

Vetëvlerësimi / Pse gjatë verës është më e vështirë të duash veten

Vera është sezoni në të cilin luftojmë të kemi një marrëdhënie të mirë me veten tonë. Fakti i veshjes së rrobave të lehta që e tregojnë më shumë trupin tonë dhe daljet e para në det na bëjnë të ndjehemi më të ekspozuar ndaj shikimit dhe gjykimit të të tjerëve; ditë më të gjata dhe një model i ri i zakoneve e prishin rutinën dhe na detyrojnë të rigjejmë veten.

Këtë vit, pas izolimit të gjatë dhe përdorimit të shpeshtë të ushqimeve, ne kemi humbur disi zakonin e shoqërizimit dhe e gjejmë veten nja dy kilogramë shtesë, të cilat na bëjnë të ndjehemi edhe më të pasigurt. Në vend që të mërzitemi dhe të shmangim mundësitë e takimit, ne duhet të shfrytëzojmë momentin dhe fillojmë të punojmë seriozisht mbi vetëvlerësimin tonë.

Çfarë është vetëvlerësimi – Është kompleksi i gjykimeve dhe sistemeve të vlerësimit që ne kemi për veten. Me këtë fjalë ne zakonisht i atribuojmë një vlerë pozitive këtij raporti dhe synojmë të shprehim në mënyrë implicite idenë e një marrëdhënieje të mirë dhe një opinion thelbësisht të favorshëm ndaj vetes tonë. Vetëvlerësimi është një skemë komplekse mendore që nënkupton aftësinë për të vëzhguar veten, për ta vlerësuar atë dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, të kemi një marrëdhënie afektive me veten, domethënë të dimë të duam dhe madje të falim kur është e nevojshme. Këto skema njohëse fitohen me kalimin e viteve duke filluar që kur jemi fëmijë: nëse është e vërtetë që mjedisi që karakterizoi fëmijërinë tonë luan një rol të rëndësishëm, është gjithashtu e vërtetë që në moshën e rritur mund të bëjmë shumë për të korrigjuar mendimet që kemi ndaj vetes, duke vënë në lojë një seri procesesh mendore që janë kryesisht nën kontrollin tonë dhe për këtë arsye brenda mundësive tona.

Vetja e vërtetë dhe vetja ideale – dialektika midis asaj që jemi dhe asaj që do të donim të ishim është historia e konfliktit të përhershëm të njeriut, por është gjithashtu ajo që vazhdimisht na shtyn të përpiqemi të përmirësohemi. Është pikërisht krahasimi midis këtyre dy aspekteve që krijon vetëvlerësimin, i cili do të jetë edhe më i madh, nëse dy anët e vetes i ngjajnë shumë njëra-tjetrës.

Si jemi vërtet – Kur duhet të gjykojmë veten, mësojmë nga ajo që jemi në të vërtetë, duke harruar modelet tona ideale. Ne e konsiderojmë veten objektivisht të keqe, duke parë defektet tona, por gjithashtu të mirë, duke mos lejuar që ato që nuk na pëlqejnë tek vetja të marrin një gjykim të përgjithshëm.

Ankthi për të qenë gjithmonë të bukur – Hapi i parë në ndërtimin e një marrëdhënie të mirë me veten tonë është të jemi në një mendje me trupin tonë. Hulumtimi i realizuar disa kohë më parë nga Edelman Intelligence ka zbuluar se një në pesë gra të rritura dhe një në katër vajza ndjen një ndjenjë ankthi kur duhet të vlerësojnë pamjen e tyre fizike, veçanërisht nëse e krahasojnë atë me modelet e propozuara nga media sociale. Edhe vetëdija se këto janë shpesh modele fiktive nuk ka një efekt të shkëlqyeshëm, me pasoja të rëndësishme në vetëvlerësim. Pra, le të analizojmë siluetën tonë në mënyrën më objektive të mundshme, le të punojmë për të ndryshuar për mirë gjithçka që mundemi. Dhe në vend të kësaj të mësojmë të pranojmë karakteristikat që nuk mund të ndryshojmë, siç janë tiparet që na bëjnë unike.

Çfarë do të donim të ishim – modelet tona të referencës shpesh janë shumë të larta dhe jorealiste. Në vend që të biem në ankth, le të vendosim synime më të afërta dhe të arritshme. Tridhjetë minuta në këmbë ose vrapimi çdo mëngjes para se të shkoni në punë është një qëllim i shkëlqyeshëm dhe është shumë më i arritshëm nga sa e imagjinojmë. Le të punojmë çdo ditë ose çdo javë për të bërë diçka që na nevojitet dhe të sigurohemi që ta marrim para se të kalojmë tek qëllimi tjetër.

Manual për vetëvlerësimin

 – Çdo mëngjes shihni para pasqyrës diçka që ju pëlqen

– Kujdesuni për pamjen tuaj: një veshje e thjeshtë, por e rafinuar dhe pak make-up mund të bëjë mrekulli

– Bëni diçka për trupin tuaj: hani pak më pak dhe lëvizni më shumë.

– Takoni njerëz pozitivë dhe të gëzuar

– Gjatë ditës bëjini të paktën një kompliment vetes për diçka të mirë që keni bërë

– Flisni pozitivisht – Shmangni termat negativë në përshkrimin e vetvetes: në vend që “flokët e mi sot janë të tmerrshëm”, mund të thoni: “Kam nevojë që të shkojë tek parukieri”

– Kërkoni gjithmonë anët më të mira tek gjërat dhe njerëzit përreth

– Mos u ankoni: mërzitja ushqen vetëm një humor të keq dhe nuk sjell zgjidhje

– Mendoni për të tashmen: mbajeni atë nën kontroll, pasi e ardhmja është e pasigurt.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top