Studim

November 6, 2018 | 14:32

Vetmia shkakton dëme në tru…

Minjtë e larguar nga komuniteti dhe të mbajtur në izolim të vetmuar treguan shenja të dëmtimit të trurit. Pas eksperimentit një mujor, minjtë kishin qeliza nervore më të vogla në pjesë të caktuara të trurit.

Lajmi u konfirmua nga shkencëtarët në takimin vjetor të Shoqërisë së Neuroshkencës. Ndërsa ende nuk dihet nëse dëmtime të ngjashme ndodhin në trurin e njerëzve të vetmuar.

Nëse është kështu atëherë rezultati ka implikime për shëndetin e njerëzve që shpenzojnë shumë nga koha e tyre vetëm, përfshirë dhjetëra mijëra të burgosur në izolim dhe të moshuar në institucionet e kujdesit.

Rezultatet e reja tregojnë se izolimi nga pjesa tjetër e shoqërisë është i dëmshëm, tha neurobiologu Huda Akil i Universitetit të Miçiganit në Ann Arbor.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top