Këshilla & Arsye

July 2, 2017 | 17:15

Virtyti dhe toleranca nuk imponohen përmes frikës

Edukimi i fëmijëve për jetën publike dhe virtytet e saj, pra mënyrën sesi një grup njerëzish vendosin të jetojnë bashkë dhe së bashku të vendosin për të ardhmen, është shumë i rëndësishëm për një shoqëri.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Dhe natyrisht që edukimi për të jetuar në komunitet fillon e zhvillohet në familje, por institucionet e edukimit, si ato parashkollore dhe ato shkollore, luajnë një rol të veçantë për të zhvilluar këtë veti. Etika e edukatorëve dhe mësuesve, toleranca e tyre dhe sidomos mënyra e të nxiturit për të fituar e njohur dhe menaxhuar ndjesitë, janë kushti kryesor.

Nëse edukatorët dhe mësuesit do të edukojnë nëpërmjet frikës, pra duke etiketuar, diferencuar e kërcënuar, virtyti dhe toleranca është shumë e vështirë të bëhen mënyrë të qeni dhe të sjelluri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top