Aktualitet

November 30, 2022 | 10:30

Virusi “Zombie” ringjallet në laborator pas 50 mijë vitesh i ngrirë në permafrost

Shkencëtarët pohojnë se kanë zbuluar 13 viruse ‘mumjesh’ që ishin bllokuar për mijëvjeçarë në permafrostin e Siberisë: më i vjetri daton pothuajse 50,000 vjet më parë dhe ashtu si të tjerët, ai është ende në gjendje të infektojë qelizat me të cilat është vënë në kontakt në laborator.

Kjo u demonstrua nga eksperimentet laboratorike të kryera nga një  grup ndërkombëtarësh të udhëhequr nga mikrobiologu Jean-Marie Alempic, i Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS). Rezultatet tregojnë se si shkrirja e akullit për shkak të ngrohjes globale mund të zgjojë mikroorganizma të panjohur dhe potencialisht të rrezikshëm.

Viruset që u rishfaqën nga Siberia kanë një fillesë të hershme dhe të ndryshëm nga ai i viruseve të tjerë që njihen aktualisht.

Agjenti ngjitës 48,500-vjeçar u gjet në një shtresë permafrost (është një shtresë e ngrirë përgjithmonë nën sipërfaqen e Tokës. Përbëhet nga dheu, zhavorri dhe rëra, zakonisht të lidhura së bashku nga akulli) të vendosur 16 metra nën fundin e një liqeni në Jakutia, në Siberinë lindore. Është një virus gjigand i gjinisë Pandoravirus. Virusi 48,500 vjeçar është një virus gjigand që infekton organizmat njëqelizorë të njohur si amoebas. Studiuesit e gjetën atë të varrosur nën një liqen, ndërsa viruset e tjera ishin nxjerrë nga burime të tjera, duke përfshirë gëzofin e një mamuthi dhe zorrët e një ujku siberian, të gjitha të varrosura nën permafrost. Të sjellë në laborator dhe të vënë në kontakt me qelizat e amoebës, viruset janë treguar se janë ende në gjendje t’i infektojnë ato, por për njerëzit janë të padëmshëm.

Prandaj studiuesit arrijnë në përfundimin se është “e ligjshme të reflektojmë mbi rrezikun që grimcat e lashta virale të mbeten infektuese dhe të kthehen në qarkullim për shkak të shkrirjes së shtresave të lashta të permafrostit”.

 

 

 

Përgatiti K.M/Burimi Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top