Këshilla & Arsye

January 2, 2018 | 14:39

Vit i ri, punë e re. Këshilla për të realizuar objektivat për 2018!

Fillimi i një viti të ri sjell gjithnjë me vete dëshirën për të ndryshuar, që mund të lidhet me fusha të ndryshme të jetës, ndër të cilat dhe atë profesionale: midis qëllimeve të mira për vitin 2018 mund të jetë edhe ai për të bërë një hap përpara në karrierë, synimi për të ndryshuar vendin e punës apo për t’ia nisur gjithçka nga e para.

1

Nëse edhe ju keni ndërmend projekte për jetën tuaj profesionale, më poshtë janë disa këshilla se si të përballeni me ndryshimin, me frymën e duhur për të arritur objektivat profesionale për vitin e ri.

Përditësoni CV-në tuaj

Nëse po kërkoni një mundësi të re për të punuar, gjëja e parë që duhet të bëni është padyshim të përditësioni CV, duke i shtuar përvojat e fundit në punë, aftësitë e fituara apo trajnimet në të cilat keni marrë pjesë në 12 muajt e fundit.

Kujdesuni për profilin social

Nëse kërkimi i një pune të re është ndër qëllimet për vitin 2018, duhet të merrni në konsideratë të nisni të bëni personal branding: Filloni të rinovoni dhe të përmirësoni profilet tuaj socialë dhe t’i përdorni në mënyrë sistematike për promovimin e profilit tuaj profesional. Duhet të merrni në konsideratë faktin që, në një epokë kur të gjithë janë në internet dhe rekrutimi në rrjetet sociale po bëhet gjithnjë e më i përhapur, edhe rrjetet sociale dhe blog-ët personale bëhen një zgjatje e kurrikulës. Prandaj paraqitini përvojat dhe aftësitë tuaja profesionale, duke u kujdesur për gjuhën dhe formën.

Përmirësoni aftësitë

Një ndër synimet profesionale për vitin e ri mund të lidhet me përmirësimin e aftësive tuaja. Nëse kërkoni një punë të re apo nëse doni të bëni një hap përpara në karrierën tuaj, një trajnim online është padyshim një ide e mirë. Kjo nuk do të thotë të përmirësoni vetëm aftësitë teknike por të punoni edhe mbi pikat tuaja të dobëta.

Përgatituni për intervista

Nëse në synimet tuaja për Vitin e Ri 2018 është kërkimi i një pune të re, duhet të filloni të përgatiteni edhe psikologjikisht për t’u përballur me intervista. Ndoshta ju nuk jeni përballur kurrë me një të tillë, ose ndoshta keni punuar për një kohë të gjatë në të njëjtën kompani, pra jeni “ndryshkur” disi. Në çdo rast, ju nuk duhet të jeni i përgatitur dhe duhet të filloni të përballeni më së miri me intervista pune për të realizuar synimet për vitin e ri.

Burimi: Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top