FB

February 15, 2022 | 8:25

Vitamina C, mënyrat e ndryshme për ta marrë atë në sasinë e duhur

Vitamina C është një substancë që i nevojitet trupit tonë për rritjen normale të indeve dhe qelizave. Është një mikronutrient, i cili quhet edhe acid askorbik, i cili e ndihmon trupin tonë edhe në sasi të vogla. Megjithatë, duke qenë një molekulë e tretshme në ujë, prodhimi i brendshëm në trupin tonë nuk është i mundur.

Për këtë arsye duhet domosdoshmërisht ta marrim nga jashtë dhe ka disa mënyra për ta bërë dhe për të qëndruar të shëndetshëm. Sipas SINU (Shoqëria Italiane e Ushqyerjes Njerëzore) nevoja ditore e kësaj vitamine është rreth 105 mg për burrat dhe 85 mg për gratë. Është e qartë se varet nga fazat e jetës dhe ky numër mund të ndryshojë.

Le të mendojmë, për shembull, për një grua që është shtatzënë ose që duhet të ushqejë me gji fëmijën e saj. Në këtë rast, vitamina C duhet të plotësohet deri në 130 mg në ditë.

Më poshtë përshkruhen disa mënyra se si ta marrim këtë substancë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë.

Mënyra e parë dhe më e menjëhershme për të marrë këtë vitaminë është nëpërmjet ushqimit. Ushqimet që hamë gjatë ditës na sigurojnë sasi të vogla të këtij grupi vitaminash që janë shumë të rëndësishme për ne dhe qelizat tona, për të mos përmendur sistemin imunitar. Kur flasim për këtë vitaminë, menjëherë na shkon mendja te portokalli. Dhe është e vërtetë, portokalli është një burim i shkëlqyer, por ka ushqime të tjera që e përmbajnë atë, disa edhe në sasi më të mëdha.

Ushqimet që përmbajnë vitaminë C janë:

  • Agrumet
  • Luleshtrydhet
  • Kivi
  • Manaferra
  • Brokoli
  • Papaja
  • Specat djegës
  • Majdanozi
  • Spinaqi

Sekreti për të marrë sa më shumë nga këto ushqime është të hani ushqim të papërpunuar. Megjithatë, nëse nuk marrim mjaftueshëm vitamina përmes dietës sonë, mund të mbështetemi edhe te suplementet. Këto janë medikamente që mund të rekomandohen nga mjeku.

Gjithashtu ju mund të shkoni edhe në një dyqan me produkte bimore dhe të kërkoni ndonjë produkt natyral që mund t’iu ndihmojë.

 

 

Burimi / https://www.inran.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top