Vitamina D në fëmijëri parandalon diabetin e tipit 1, sugjerojnë hulumtime të reja.
Autori kryesor Dr. Jill Norris nga Universiteti i Kolorados, tha: “Për disa vite ka pasur polemika midis shkencëtarëve, nëse vitamina D ul rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 1”.
Diabeti i tipit 1 është një gjendje autoimune, që ndodh kur sistemi imunitar i një personi sulmon qelizat që prodhojnë insulinë. Gjendja po rritet me tre deri në pesë për qind në vit, veçanërisht në mesin e fëmijëve.
Si u krye studimi?
Studiuesit analizuan 8,676 fëmijë nga SHBA dhe Evropa me një rrezik të lartë të diabetit të tipit 1.
Rreziku i diabetit të lartë u përcaktua nga prania e të paktën një prekursori të antitrupave të tipit 1 të diabetit në të paktën dy vizita. Fëmijët u ndoqën nga foshnjëria, me marrjen e mostrave të gjakut çdo tre deri në gjashtë muaj.
Mostrat e gjakut u morën për të vlerësuar antitrupat që shfaqen kur sistemi imunitar sulmon qelizat në pankreas që prodhojnë insulinë si pararendës për diabetin e tipit 1, si dhe për të përcaktuar nivelet e vitaminës D te pjesëmarrësit në studim.
Vitamina D parandalon fillimin e diabetit të tipit 1
Rezultatet tregojnë se fëmijët me nivele të ulëta të vitaminës D kanë më shumë gjasa të prodhojnë antitrupa, që i mbrojnë nga diabeti i tipit 1. Vitamina D mendohet të parandalojë fillimin e diabetit të tipit 1, duke rregulluar sistemin imunitar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.