Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë i patates dhe mund ta gjeni në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollcë. Kjo patate është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese.
Këto patate ju vijnë në ndihmë më së shumti diabetikëve. Ja pse:
– Patatja e ëmbël është e mirë për personat e sëmurë me diabet pasi përmban sheqerna natyrorë të cilat stabilizojnë nivelin e insulinës tek diabetikët.
– Është e pasur me fibra dietike të cilat shërbejnë për tretjen. Parandalojnë kancerin e zorrës së trashë dhe ndihmojnë personat që kanë probleme me konstipacionin.
– Përmban karotenoide të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.
– Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë.
– Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.
– Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e ënjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës.
– Vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.
– Është e pasur me acid folik. Ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna.
– Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.
– Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në rastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.
– Është e pasur me hekur i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Ndihmon për të luftuar aneminë.
Burimi / shendeti .com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.