Mirëqenie

October 12, 2017 | 10:38

Vuani nga ulçera? Lista e ushqimeve që duhet të shmangni

Përveç nevojës për të marrë antibiotikë  për të trajtuar ulçerat e stomakut, gjithashtu do të duhet të shmangni lloje të caktuara të ushqimeve që mund të përkeqësojnë simptomat.

1

Ka dy lloje të ulçerave të stomakut. Ulçera peptike të cilat janë plagë të stomakut dhe duodenale të cilat janë plagë që zhvillohen në pjesën e sipërme të zorrëve.

Shkaku i ulçerave të stomakut është kryesisht një infeksion me Helikobakter pylori (H. pylori). Raste të tjera mund të përfshijnë përdorim afatgjatë të ilaçve si aspirina, ibuprofen dhe naproxen natriumi.

Në mënyrë që të lejoni që trupi juaj të shërojë ulçerën e stomakut shpejt, atëherë sigurohuni që të shmangni ushqimet e mëposhtme.

1- Alkooli

Alkooli u zbulua të ishte një shkak kryesor për ulçera peptike kur konsumohej në sasi të mëdha; gjithashtu alkooli mund të përkeqësojë simptomat për një ulçer ekzistuese.

2- Kafja

Kafja, si dhe të gjitha pijet me kafeinë duhet të shmangen nëse vuani nga ulçera e stomakut. Ndërsa kafja nuk shkakton ulçerat e stomakut, kafeina dhe substanca të tjera që gjenden në kafe mund të irritojnë ulçera ekzistuese, sepse shkaktojnë një rritje në acidet e stomakut dhe përshpejtojnë zbrazjen e stomakut.

3- Ushqime me erëza

Keqkuptimi i zakonshëm që ushqimi i djegur mund të shkaktojë ulçera në stomak, në radhë të parë, provohet se është gabim, megjithatë ngrënia e ushqimeve me erëza, irritojnë stomakun dhe mund të përkeqësojnë simptomat me një ulçer ekzistuese.

4 – Mish i kuq

Pacientët me ulçera peptike duhet të shmangin mishin e kuq, mishi Iikuq merr kohë për t’u tretur dhe përmbajtja e yndyrës dhe e proteinave të gjetura në mish të kuq bëjnë që stomaku të lëshojë më shumë acide  gjatë tretjes  dhe prezenca për një kohë të gjatë e acidit mund të irritojë gjendjen e ulçerës ekzistues.

5- Pije me gaz

Shumica e pijeve të gazuara irritojnë zorrët dhe stomakun. Pijet e gazuara përmbajnë acid etik dhe ëmbëlsues që rrisin nivelin e aciditetit në stomak.

6- Produktet e qumështit

Disa pacientë thonë se qumështi i ftohtë i ndihmon me dhimbjet, megjithatë ky lehtësim mund të jetë shumë i përkohshëm, pasi qumështi është i pasur me yndyrë dhe proteina që inkurajojnë stomakun për të prodhuar më shumë acide.

Marketing: psikologjia@revistapsikologji.com Cel: 068 20 548 46 / Tel: + 355 4 2 403 207 / rolandpanorama@gmail.com

Copyright © 2016 Revista Psikologjia.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com