Lifestyle

May 10, 2018 | 11:22

Xhensila mahnitëse nën ëmbëlsinë e shtatzënisë së parë

Këngëtarja e re Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku pritet të bëhen shpejt prindër për herë të parë. Për 6 muaj çifti e mbajti të fshehtë lajmin, ndërsa Xhensila, e cila i ka refuzuar mediat muajin e fundit, ka publikuar më në fund në instagram një foto të plotë të barkut të rrumbullakosur.

Ajo është shfaqur me një fustan të gjatë klasik dhe elegant.

xehnsila1Xhensila në fotografi duket thjesht mahnitëse, sepse shtatzënia i ka dhënë një nur shumë të bukur këngëtares.

Por pas gjithë këtyre fotografive, duket se është dikush që është lodhur me Xhensilën. Bëhet fjalë për Besin që ashtu si të gjithë burrat i është dashur të presë Xhensilën derisa të mbarojë shkrepjen e fotografive.

“Hajde zbrit poshtë se kam një orë që po të pres, lëri fotot”, – ka komentuar Besi. Këto fjalë të Besit kanë shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit në ‘Instagram’.

xhensila

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top