Dëshmi

May 10, 2018 | 10:46

Jetoi 3 vjet si femër, transgjinori: Ishte jetë e shtrenjtë dhe konkurruese, do kthehem në mashkull

Një model mashkull që ka shpenzuar 10 mijë dollarë për të zhdukur qimet me lazer dhe për të marrë tableta estrogjeni që të kthehet në femër, ka marrë një vendim tjetër për jetën e tij.

transgjinori

Ai ka vendosur të kthehet të jetojë sërish si mashkull pasi jeta si femër është e shtrenjtë dhe konkurruese.

Alexander Veach, 30 vjeç nga Los Anxheles mori këtë vendim pas 3 vitesh që jetonte si Aria. I quajtur “kukull biseksuale”, Alexander ka kaluar kohë duke u identifikuar sikur nuk është i tillë, por tani thotë që është i lumtur të jetojë si një mashkull pasi të qenit transgjinor është izoluese dhe stresuese.

“Isha Aria për 3 vite dhe kishte ndryshim të madh me jetën e Alex. Nuk jam dikush që jeton në një kuti, nuk lejoj që normat gjinore të më tregojnë çfarë të bëj apo ndaloj që të kem vend në shoqëri. Njerëzit mendojnë që jam fals dhe jo i vërtetë, por unë besoja kokë e këmbë se isha grua në trupin e një mashkulli”, tha ai.

Nuk dihet nëse Alex do të bëjë ndonjë ndërhyrje të re për të ndryshuar përmasën e gjoksit.

Burimi OraNews Online

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top