Veshja më e bukur e pranverës 2022? Xhinse të kombinuara me sandale. Ardhja e stinës së butë sjell me vete dëshirën për të zbuluar veten, për të zbuluar trupin që prej muajsh fshihet poshtë palltove, pulovrave, pantallonave dhe çizmeve. Por dielli i parë nuk është gjithmonë aq i nxehtë dhe prandaj ne kërkojmë veshje pranverore që mund të jenë diku në mes. Mes zgjidhjeve të ndryshme të stilit, një kombinim gjithmonë i vlefshëm është “xhinse + sandale”.
Për të rinovuar këtë ide të modës, si dhe për të përcaktuar suksesin (ose jo) të stilit tuaj, do të jetë një detaj: xhinset nuk duhet të kenë një fund të saktë. E kemi fjalën për trendin full length, pra pantallonat e rregullta apo të gjera që palosen mbi pjesën e poshtme. Dhe pikërisht nga palosja e xhinsit dalin gishtat e këmbëve.
I njëjti truk mund të zbatohet për sandalet e sheshta, por me një rezultat dukshëm më pak lajkatar: xhinset futen poshtë këmbës dhe në këtë mënyrë nuk ju tregojnë shumë elegante. Këpucët me pak takë do të jenë kompromisi i duhur për të mos hequr dorë nga ky trend i modës që së shpejti do ta shohim shpesh edhe në rrugë.
Burimi / https://www.vogue.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.