FB

February 28, 2022 | 9:36

Fundi i muajit shkurt do të jetë mjaft intensiv për këto 3 shenja të horoskopit

Në ditët e fundit të shkurtit, disa shenja do të përballen me një periudhë disi me stuhi. Disa do të kenë vështirësi në fund të këtij muaji, por mos u shqetësoni, asgjë nuk ka humbur. Siç e dimë, me yjet kundër nesh, gjithçka do të duket më e vështirë, por kjo nuk duhet t’ju ndalojë nga risitë dhe sprovat që jeta do t’ju vërë përpara.

Në këtë periudhë kanë rënë në sy 3 shenja, të cilat kanë diçka të përbashkët. Po, për fat të keq këto do të kalojnë një periudhë mjaft intensive. Le të shohim së bashku se cilat janë ato…

  1. Akrepi

Fatkeqësisht, fati juaj i keq do të mbizotërojë në këtë periudhë. Do të përballeni me disa sfida të vështira, por këtë herë, kokëfortësia juaj do t’ju vijë në ndihmë. Mos harroni, planifikoni shumë mirë aktivitetet tuaja, sepse ato mund t’ju krijojnë disa probleme gjatë vitit. Sigurisht, jo gjithçka do të funksionojë sipas planeve tuaja, por nëse shikoni fort, do të gjeni hapësirë për të rikrijuar veten. Ju vetëm duhet të jeni të durueshëm.

Fatkeqësisht, lajme të këqija edhe në dashuri. Kthehuni në realitet, po ëndërroni shumë. Tregohuni realistë dhe do të shihni që gjërat fillojnë të marrin formë. Pra, zgjidhni një look klasik, mos u mundoni të bëni përshtypje, nuk është momenti i duhur. Kjo është koha për t’u përqendruar te vetja.

  1. Virgjëresha

Virgjëresha nuk do të ndihet shumë e mirëkuptuar këto ditë, por kjo nuk është një arsye e mirë për të hequr dorë, në të vërtetë këmbëngulja juaj është pikërisht ajo që të tjerët admirojnë tek ju. Ky është momenti ideal për të shfrytëzuar çdo mundësi që ju shfaqet si në sferën profesionale ashtu edhe në atë të dashurisë. Po, sidomos për beqarët, nuk do keni asnjë problem për të nisur një lidhje të re. Ndaj guxoni dhe shijoni këtë moment të shkujdesur dhe pse jo, të rebelimit. Për këtë arsye, ka ardhur koha për të ndryshuar stilin tuaj. Fokusohuni në një pamje inovative dhe origjinale, për sa kohë që ju bën të ndiheni mirë me veten.

  1. Gaforrja

Fatkeqësisht, kjo periudhë nuk do jetë shumë e ekuilibruar për ju. Kjo është koha e duhur për të bërë një bilanc, duke vlerësuar qëllimet tuaja për pjesën tjetër të vitit. Nëse i planifikoni mirë gjërat tuaja, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Do të shihni që suksesi do të jetë afër. Sa i përket sferës së dashurisë, mund të ndiheni paksa të dëshpëruar sepse gjërat mund të mos shkojnë sipas planit. Megjithatë, mos u dëshpëroni. Do të takoni një person të përshtatshëm për ju dhe ku i dihet, ndoshta do të jetë shpirti juaj binjak. Pikërisht për këtë arsye, përpiquni të ndryshoni pamjen tuaj. Zgjidhni veshje kreative dhe pse jo, pak seksi.

 

 

Burimi / https://www.ciaostyle.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top