Një aktore e Bollywoodit e diagnostikuar me kancer metastatik ka postuar një video emocionale për veten me flokët e saj të shkurtër të prerë përpara trajtimit.
Sonali Bendre Behl, një nga yjet më të famshëm të Indisë, zbuloi javën e kaluar se ajo po luftonte sëmundjen, me të cilën u diagnostikua vetëm pas një testeve për një “dhimbje të paqartë”.
43-vjeçarja ka postuar një video që tregon momentin kur ajo pret flokët e saj të gjatë në një sallon të Nju Jorkut, ku ajo po merr dhe trajtimin.
Në video Sonalit i dallohet mjaft qartë tronditja kur sheh veten duke prerë flokët, pasi ajo po përgatitet për të filluar trajtimin e menjëhershëm për kancerin.
https://www.youtube.com/watch?v=Y43UQc0w2dA
Burimi / dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.