Këshilla & Arsye

April 17, 2018 | 14:43

Zakonet e përditshme që ju dëmtojnë shëndetin

A mund të ndikojnë zakonet e përditshme në shëndetin tuaj? Ju i lani dhëmbët çdo ditë dhe përpiqeni të hani ushqim të shëndetshëm. Por ashtu si zakonet e mira që jua bëjnë jetën më të shëndetshme ashtu edhe zakonet e gabuara ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.

Por ja 11 zakone të gabuara që ndoshta i bëni pa vetëdije:

Përdorimi i kapakëve plastikë

Nëse merrni ushqim me vete në punë duhet të keni kujdes ku e vendosni. Kapakët e mbyllur mund t’u dëmtojnë shumë shëndetin.

Rreptësi në dietë

Nëse keni vendosur të ndiqni dietë drastike mund të keni dhe pasoja negative.

Fillimi i ditës me mendime negative

Nëse zgjohesh me mendime negative sigurisht që ndikon keq në shëndetin tuaj.

Konsumimi i pijeve me kalori

Nëse konsumoni pije me shumë sheqer keni më shumë mundësi të ngrini nivelin e glukozës në gjak, gjë që ndikon negativisht në shëndetin tuaj.

Përdorimi i telefonit në krevat

A lexoni lajme në telefon dhe më pas luani para se të flini gjumë? Padyshim një pjesë e madhe e njerëzve e bëjnë. Por kjo gjë nuk duhet të bëhet nëse dëshironi të keni një natë sa më të qetë.

Shmangia e gjumit

Ashtu si përdorimi i telefonit para se të flini edhe shmangia e gjumit nuk është diçka që duhet ta bëni. Mos e tejkaloni gjumin sepse ka një ndikim të keq tek ju. Dr Robin tha se mungesa e gjumit mund të shkaktojë lirimin e kortizolit të hormoneve të stresit.

Mbani kokën poshtë kur shikoni telefonin

A e dini se mënyra sesi mban telefonin mund të ndikojë në shëndetin tuaj? Dr. Robin tha: “Shumica e njerëzve mbajnë telefonat poshtë, afër zemrës ose në xhepa.

Shmangni ushqimin

Asnjëherë nuk duhet të lini pa konsumuar një vakt. Nëse e bëni me shpresën se do humbni peshë po bëni diçka të gabuar për shëndetin tuaj.

Nuk hani mëngjes

Nëse e kapërceni mëngjesin është diçka që ndikon negativisht për shëndetin tuaj. Mos prisni drekën për të ngrënë mëngjes.

Larja e duarve me shpejtësi

Ndoshta e dini që duhet të lani duart shpesh për të shmangur infeksione dhe sëmundje. Nëse lani duart në më pak se 15 sekonda, ju ka mundësi që nuk i keni hequr mikrobet.

Harroni të kryeni aktivitet fizik

Nëse puna që bëni është në zyrë dhe jeni gjithë kohës ulur e keni shumë të nevojshme që të kryeni aktivitet fizik.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top