FB

November 22, 2021 | 11:20

Zakonet e shkuarjes natën në tualet mund të jenë shenjë e ‘kancerit agresiv’

Shkuarja shpesh në banjë gjatë natës mund të jetë një shenjë e një kanceri agresiv, kanë paralajmëruar ekspertët mjekësorë. Nëse keni nevojë të papritur ose të shtuar për të urinuar gjatë gjithë natës, kjo mund të jetë shenjë e kancerit të prostatës.

Nocturia është një gjendje që ju bën të zgjoheni gjatë natës për të urinuar, sipas klinikës Cleveland. Studimet kanë treguar se nokturia e rëndë është gjetur në 25 për qind të rasteve të kancerit të prostatës si një efekt anësor i trajtimit me rrezatim. Gjendja mund të rezultojë gjithashtu nga një tumor që po rritet në madhësi dhe po shtyhet kundër uretrës.

Nokturnia zakonisht ndodh në fazat e mëvonshme të sëmundjes, që do të thotë se trajtimet duhet të fillojnë menjëherë.

NHS vëren se: “Kanceri i prostatës zakonisht nuk shkakton asnjë simptomë derisa kanceri të jetë rritur mjaftueshëm për të ushtruar presion mbi tubin që nxjerr urinën nga fshikëza jashtë penisit. Simptomat e kancerit të prostatës mund të përfshijnë nevojën për urinim më shpesh, sidomos gjatë natës. Kanceri i hershëm i prostatës mund të jetë i vështirë për t’u zbuluar për shkak të mungesës së simptomave të dukshme.

Rënia e shkallës së kontrollit të kancerit gjatë Covid-19 mund të ketë pasoja për mbijetesën prej tij në vitet e ardhshme.

Si të shmangni kancerin e prostatës

Ka prova dërrmuese që dieta është një përcaktues i fortë i kancerit.

Ka prova në rritje se një dietë me bazë bimore mund të ulë rrezikun e sëmundjes dhe të ngadalësojë përhapjen e saj.

Ata që hanë më shumë fruta, perime, bishtajore dhe peshk kanë më pak gjasa të shohin kancerin e tyre të rritet deri në pikën e nevojës për trajtim. Këto ushqime përmbajnë komponime bimore natyrale, të njohura si karotenoidë, të cilat mund të mbrojnë trupin nga dëmtimi i ADN-së.

Frutat me ngjyrë të kuqe janë veçanërisht të përshtatshme për të mbrojtur trupin kundër kancerit, për shkak të përmbajtjes së tyre të likopenit.

Ngrënia e domateve të konservuara ul rrezikun e kancerit të prostatës me 28 për qind, sipas një studimi të vitit 2020.

 

 

Burimi / https://www.mirror.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top