Aktualitet

November 22, 2021 | 12:01

Sfida në ‘Tik Tok’ i mori jetën 13-vjeçarit, sociologu: Koha e prindërimit është reduktuar! Po i lëmë fëmijët përballë rreziqeve të mëdha

Sociologu Gëzim Tushi, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të News 24, ka folur në lidhje me vetëvarjen e 13-vjeçarit në Lushnjë, për shkak të një videoje në Tik Tok.

gezim tushi

Një pjesë të përgjegjësisë për rritjen e fenomeneve të tilla, sociologu e lë dhe tek prindërit, të cilët për të përmbushur ambicien e tyre për para dhe famë, reduktojnë kohën e prindërimit, ose nuk e ushtrojnë fare këtë rol.

Tushi thekson gjithashtu se në shoqërinë shqiptare rezulton dhe një perceptim i gabuar nga ana e prindërve , se rrjetet e komunikimit masiv ndikojnë në edukimin e fëmijës, gjë që nuk është aspak shumë e vërtetë sipas tij.

“Paradoksi është që ne kaluam në një shoqëri ku familja do të kthehej në institucion edukativ më të fuqishëm dhe prindërimi do të bëhej me kualitete më të larta. Në të vërtetë kam përshtypje se në një masë të konsiderueshme atë edukatën paternaliste po e zëvendëson ai hiçi edukativ.

Në familjet shqiptare është reduktuar shumë koha e prindërimit. Kjo natyrisht ka arsyet e veta. Jetojmë në një shoqëri turbo-kapitaliste dhe njerëzit janë të detyruar të ndjekin ligjet e tregut, të punojnë shumë të krijojnë të ardhura. Kanë synimet e tyre të personalizuara se dhe prindërit i ka kapur shumë sindromi i individualizmit dhe janë shumë të dhënë pas karrierës, pas parasë dhe pas famës së tyre. Kjo bën që herë pas here të harrojnë që janë prindër, ose e reduktojnë kohën e prindërimit, ose në shoqërinë shqiptare për fat të keq është krijuar një tekno-profeci sipas së cilës prindërit nuk mund të merren shumë me fëmijët se merret teknologjia me ta”, tha Tushi.

Kujtojmë që ngjarja tragjike është regjistruar pasditen e së shtunës në fshatin Golem të Lushnjës.

Fëmija Arjet Sulovari u gjet i vetëvarur nga prindërit e tij, të cilët e dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ishte tepër vonë për të. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për të bërë një video për rrjetin social “TikTok”, ku djali ishte tejet aktiv në këtë rrjet dhe në rrjete të tjera sociale.

Ideja gati perverse që fëmijët mund ti mësojnë normat dhe parimet morale nëpërmjet rrjeteve të komunikimit masiv. Gjë që nuk është e vërtetë. Koha po tregon se prishja e parimeve të prindërimit po sjell pasoja fatale dhe ne po i lëmë fëmijët tanë përballë rreziqeve shumë të mëdha.

 

 

Burimi / News24

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top