Rritja e fëmijëve është një nga sfidat më të mëdha, por edhe më të bukurat që përball një prind. Nuk ka manual të saktë për të qenë prind i përsosur, por ka sjellje dhe vendime të vogla që ndikojnë fuqishëm në formimin e një fëmije të sigurt, të pavarur dhe të suksesshëm. Nga leximi i përditshëm te sinqeriteti, nga leja për të gabuar e deri te momentet e thjeshta në familje, çdo veprim i yni lë gjurmë. Më poshtë janë disa prej mënyrave më të natyrshme, por jetike, për të ndihmuar fëmijët të rriten si individë të plotë dhe të lumtur.

Lexojuni
Leximi i ndihmon të eksplorojnë hapësira ku gjejnë vend për përmirësim. Është kjo arsyeja primare pse prindërit që u lexojnë fëmijëve rrisin individë të suksesshëm. Kreativiteti, aftësitë sociale, fjalori i pasur do të bëjnë që të vegjëlit tuaj të ecin vetëm përpara.
I lejoni të bëjnë pyetje dhe të mësojnë vetë
Liria që u jep fëmijëve për të bërë pyetje, si dhe përfshirja në biseda ‘të rriturish’ i bën shumë mirë fëmijëve tuaj. Sipas një studimi, ata fëmijë që lexojnë më shpejt dhe si rrjedhojë zhvillohen më shpejt, kanë patur gjithmonë si shoqërues komunikimin e prindërve. Këta të fundit i inkuarojnë të vegjëlit të bëjnë pyetje, të mendojnë më thellë…Kjo i ndihmon fëmijët gjithashtu të formojnë karakterin e tyre.
Lejojini të hanë ushqime të pashëndetshme
Kjo është pjesë e dështimit. Çdokush duhet ta njohë dështimin, në mënyrë që të ecë përpara. Kjo i ndihmon fëmijët të fokusohen tek përkushtimi dhe gjetja e zgjidhjes së problemeve. Nëse do tu jepni fëmijëve lirinë që të hajnë ç’të duan – duke kujtuar se është thjeshtë një fazë kalimtare – dijeni se keni hedhur një hap aspak të gabuar!
Janë të sinqertë
Imagjinoni sikur fëmija juaj të jetë shumë i apasionuar pas basketbollit. Ju do ta angazhoni, do ta ndiqni pas çdo aktiviteti, por duhet ta përgatisni djalin apo vajzën tuaj se mund edhe të zhgënjehen nga ky pasion. Përshembull, mund të mos pranohen në një skuadër për shkak të gjatësisë apo aftësive jo-aq-të-shkëlqyera si lojtar. Përgatitini që gjithmonë të kenë një plan B.
Tregojuni nëse gabojnë
Është e rëndësishme që t’ua vini në dukje gabimet fëmijëve. Ka disa sjellje që nëse i neglizhoni duke justifikuar se “është thjeshtë fëmijë”, dijeni se nuk ka më kthim prapa. Ndaj, mos kini frikë kur të tregoni se të vegjëlit tuaj kanë gabuar. Besojeni ose jo, nuk do t’i lëndoni aspak. Madje, do t’i ndihmoni sa nuk thuhet!
Kalojeni darkën në tryezë së bashku
Duhet të tregoni përkushtim ndaj fëmijës tuaj. Kjo e ka gjithmonë pikënisjen tek shtëpia. Darkat e kaluara nën shoqërinë e njëri-tjetrit janë më efektivet. Kështu, ju do keni mundësinë të mësoni më shumë për fëmijët tuaj dhe e anasjellta. Ndaj, mos e ndani këtë pikë nga axhenda juaj e përditshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

