Studim

July 30, 2018 | 13:16

Zbulim: Dietat moderne kanë bërë që shumë të reja të vuajnë nga mungesa e ushqyesve jetikë

Ekspertët paralajmërojnë se një numër gjithnjë e më i madh i vajzave të reja po vuajnë nga mungesa e ushqyesve jetikë falë dietave të moderne të popullarizuara nga mediat sociale.

Shumicës së britanikëve u mungojnë mineralet kyçe si kaliumi, magnezi dhe bakri, sipas analizave dhe të dhënave zyrtare shëndetësore.

Por këto të dhëna janë veçanërisht të këqija për gratë, sidomos tek  ato në të 20 dhe të 30 e tyre, të cilat kanë gjithashtu mungesa në ushqyes të rëndësishëm si hekur, kalcium dhe jod.

Hulumtuesit fajësojnë dietat e ‘përjashtimit’, përmes të cilave shmangen ushqimet që përmbajnë këto vlera ushqyese. Të ushqyer nga mediat sociale, këto dieta janë rritur shumë vitet e fundit.

Shembulli më i dukshëm është vegjetarianizmi – shmangia e mishit dhe peshkut – por njerëzit gjithnjë e më shumë ulin përbërësit si gluten, qumësht, grurë apo sheqer.

Shumë ekspertë shqetësohen për këto çmenduri në lidhje me ushqimin.

Raporti, është bazuar në të dhënat e 3,238 të rriturve që morën pjesë në Anketën Kombëtare të Ushqimit dhe të Ushqyerit në Angli, të kryer nga Shëndeti Publik, sipas këtyre të dhënave u gjet se gratë kanë pakësuar mesatarisht shtatë nga tetë mineralet kyçe.

Kjo mund të çojë në lodhje, në dobësim të sistemit imunitar, në thyerje të eshtrave, në probleme me muskujt dhe në shterpësi.

Qeveria këmbëngul se një dietë e ekuilibruar është e mjaftueshme për të siguruar ushqyesit e nevojshëm dhe rekomandon vetëm shtesa të kufizuara – kryesisht për grupet në rrezik dhe gratë shtatzëna.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top