Studim

April 5, 2018 | 13:47

Zbulohet injeksioni që parandalon hemorragjinë në pak minuta

Shkencëtarët kanë zbuluar nëpërmjet një studimi të ri një medikament i cili mund të ndalojë gjakderdhjen e brendshme për vetëm tre minuta.

I përbërë nga komponimet e gjetura te algat e detit dhe substancat xhelatinoze të cilat përdoren në përgatitjen e tortave, injeksioni mini-invaziv përmban gjithashtu argjilë, e cila ndikon në mpiksjen e qelizave të gjakut.

Trajtimi, i cili është bërë publik disa ditë më parë, gjithashtu krijon një substancë 3D në trajtë xheli, e cila stimulon shërimin e indeve të dëmtuara. Autori i studimit Giriraj Lokhande, nga Universiteti i Teksasit A & M, tha: “Ne kemi zbuluar këtë medikament që mund të përdoret gjatë terapive për të shëruar plagët”.

Hemorragjia është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve gjatë operacioneve. Substanca kryesore e injeksionit është një algë e kuqe, xhelatinoze e njohur si k-carrageenan, e cila përdoren për të bërë ushqimin më të përqendruar.

Kur u testua në indet e kafshëve dhe të njeriut në laborator, trajtimi shkaktoi mpiksjen e gjakut në më pak se tre minuta. Ai gjithashtu rrit ndjeshëm rigjenerimin e indeve dhe shërimin e plagëve.

Në të ardhmen, studiesit shpresojnë se grimcat e argjilës në trajtim do të jenë në gjendje të shpërndajnë medikamentin në zonat e plagëve.

Nuk dihet ende se kur ky zbulim i bërë mund të vihet në praktikë jashtë laboratorit. Zbulimet janë botuar në revistën Acta Biomaterialia.

Burimi / http://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top