FB

December 15, 2021 | 8:55

Zbuloni 5 shenjat e zodiakut që do jenë më të lumturat në dhjetor…

Demi

Ju jeni një nga shenjat më sensuale të zodiakut dhe gjatë festave pasioni dhe ndjenja juaj e bukurisë rritet. Kjo periudhë do të sjellë një ndryshim të madh në jetën tuaj, plot aventura dhe do të mësoni se si të qëndroni pas gjërave, diçka që më parë nuk ka qenë zakoni juaj. Mos e lini pas dore sensualitetin tuaj. Nëse jeni në një lidhje, provoni të rilidheni me partnerin tuaj në një mënyrë të re, diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë. Ne e dimë që nuk doni të ndryshoni, por kur keni guximin të bëni diçka të re, kjo do t’ju japë kënaqësi dhe një ndjenjë mirëqenieje në planin afatgjatë.

Gaforrja

Sezoni i festave është koha e përsosur për dashuri, apo jo? Në dhjetor do të përballeni me tejkalimin e bindjeve tuaja që deri tani ju kanë kufizuar. Hapeni zemrën tuaj ndaj mundësive dhe aventurave të reja. Gjatë këtij muaji do të ndjeni dashuri si kurrë më parë. Do të hapni derën edhe për njerëzit e rinj. Është mirë t’i bëni të tjerët të lumtur gjatë festave, por mos harroni t’i kushtoni vëmendje vetes. Merrni pak kohë për veten tuaj dhe argëtohuni.

Akrepi

Eklipsi hënor do të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj të dashurisë. Marsi, planeti i pasionit dhe seksualitetit është gjithashtu në shenjën tuaj deri në mes të dhjetorit. Përdorni fuqinë e këtij planeti për të përmbushur dëshirat tuaja. Ndryshojeni marrëdhënien tuaj duke i zbuluar plotësisht ndjenjat. Kjo do të jetë një kohë e shkëlqyer për t’u lidhur me të tjerët dhe për të forcuar historinë tuaj të dashurisë.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje që e festojnë ditëlindjen në dhjetor do të jenë më të lumtur dhe të veçantë gjatë këtij muaji. Kjo do të jetë një kohë kur do të dëshironi të filloni aventura të reja. Mos harroni se ndonjëherë aventura mund t’ju presë në shtëpi, me partnerin tuaj, si dhe qirinj të ndezur dhe një darkë e shijshme. Jini mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen e njerëzve të dashur.

Bricjapi

Lumturia ju pret shumë pranë! Afërdita është në shenjën tuaj. Kjo është një kohë e mirë për të thelluar disa marrëdhënie. Mos u habitni nëse takoni njerëz të rinj me të cilët do të lidheni brenda një kohe të shkurtër sikur i njihni për një jetë. Ekziston një mundësi për të thelluar komunikimin me një nga këta njerëz. Ndoshta diçka më shumë se miqësia ju pret. Dashuria troket në derën tuaj!

 

 

Burimi / https://italiafeed.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top