Mirëqenie

March 2, 2018 | 8:00

Zbuloni se çfarë duhet të konsumoni në tryezë në ditët me acar

 

Vala e të ftohtit erdhi bashkë me ngarkesën e saj të dëborës, erës dhe temperaturave të ftohta. Për ta përballuar sa më mirë këtë dimër, edhe pse në ikje të tij, duhet t’i japim trupit tonë ushqyesit më të përshtatshëm. Ja disa nga ushqimet që i shkojnë tryezës së ditëve të ftohta.

ushqim

Meqë një nga detyrat e trupit është të ruajë një temperaturë të qëndrueshme, ai duhet të punojë më shumë për të ruajtur ekuilibrin e tij rreth 36-37 gradë. Në fakt, kur është e ftohtë, ndihemi më të uritur: ky është sinjali që kemi nevojë për më shumë energji.

Të ngrënit pak më shumë është drejtë dhe e shëndetshme. Gjëja e rëndësishme është të vendosësh gjërat e duhura në tenxhere. Rregulli i artë, si gjithmonë, ushqyerja në mënyrë të plotë, të larmishme dhe të balancuar, duke kënaqur edhe shijet tona. Niseni me ushqimet me gjithë përbërësit e duhur, duke favorizuar ato të pasura me vitamina dhe proteina, ndoshta duke rritur paksa dhe pjesën e karbohidrateve.

Kufizoni yndyrnat, të cilat nuk ofrojnë energji të gatshme, por grumbullohen në formën e yndyrës. Për të kompensuar të ftohtin mjafton të shtoni në konsumim kërnel arre, të pasura me zink dhe acide yndyrore esenciale, ose bajame, të cilat përmbajnë vitaminë E. Mund t’i shoqëroni me kos për mëngjes ose në sallatë, ose çokollatë të errët.

supe

Kur është ftohtë, ideale është një vakt supë të nxehtë me perime, drithi, ndoshta integrale. Gjithashtu të shkëlqyera janë patatet, të pasura me pararendësit e vitaminës A, kripëra minerale dhe me aftësi ngopjeje. Sallata mund të zëvendësohet me perime në avull, të pjekura ose në skarë. Para se të shkoni për të fjetur, përgatisni një çaj të ngrohtë aromatik, jeshil, me fuqi të lartë antioksiduese.

frutta

Agrumet janë aleati më i madh i organizmit në ditët më të ftohta. Portokalli, limoni, mandarinat mund t’i merrni si lëng të shtrydhur apo sallatë. Të shkëlqyer janë edhe kivit, të pasur me Vitaminë C, që mbështesin sistemin imunitar.

protProteinat janë gjithmonë të domosdoshme, sidomos kur është ftohtë. Jo vetëm mishi, por edhe vezët dhe peshku, të pasura me Omega 3. Mandej jepini përparësi bishtajoreve si: thjerrëzat, bizelet, fasulet, të pasura me hekur dhe relativisht me pak kalori. Favorizoni gatimin e thjeshtë, me pak yndyra të shtuara.

Për t’u ngrohur mund të përdorim dhe perimet djegëse. Hudhra dhe qepa kanë elementë antibakterialë, të dobishme për mbështetjen e sistemit imunitar. Piperi është aleat i vlefshëm gjithashtu në ditët e acareve: sidomos ai i freskët, i cili është i pasur me Vitaminë C dhe është një ndihmë e shkëlqyer kundër plakjes. Edhe xhinxheri ndihmon, i cili stimulon qarkullimin dhe ndihmon trupin të ngrohet.

Pijet alkoolike duhet të shmangen. Ato e shpërndajnë energjinë e cila na ftoh më shpejt. Me pak fjalë, rakia e konsumuar para se të dilni në të ftohtë, është një autogol i vërtetë. Është shumë herë më mirë një çaj i nxehtë.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi TgCom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top