Lifestyle

March 2, 2018 | 8:55

Berlusconi flet për partneren e tij: Francesca me shoqëron gjithmonë me ngrohtësi dhe ëmbëlsi

Silvio Berlusconi edhe pse në moshën 81-vjeçare ruan një formë të mirë fizike dhe shëndetësore. Lideri i Forza Italia ka zbuluar për mediat italiane se ndjek një dietë të ekuilibruar, duke kombinuar ushqimin me sporte të ndryshme.

Silvio Berlusconi si rrallë ndonjëherë flet për lidhjen e tij të dashurisë me partneren e tij. Në një intervistë të gjatë për revistën italiane, Chi kreu i ‘Forza Italia’ flet për Francesca Pascalen me të cilën është lidhur që prej vitit 2011 dhe për vilën ku ata jetojnë, pak kilometra nga Arcore, në Monza.

Në vilë ai qëndron sa herë që i jepet mundësia, më saktë sa herë që angazhimet e tjera ia lejojnë. Në të ai qëndron, darkon me partneren e tij ashtu siç e tregojnë edhe fotot e bëra nga Chi, duke treguar udhëheqësin e Forza Italia në jetën e tij private bashkë me partneren e tij.

“Adresën dhe numrin e telefonit të shtëpisë sime e njohin shumë pak njerëz kështu që ajo është një strehë e sigurt, ngrohtësia dhe ëmbëlsia e Francesca-s më shoqëron gjithmonë pas ditëve të lodhshme”- ka thënë Berlusconi.

“Këtë herë jam i përgatitur si një atlet për të përballuar vështirësitë e fushatës. Unë kurrë nuk kam fjetur shumë, ndonjëherë punoj deri në dy ose tre të mëngjesit dhe zgjohem në 6. Në fakt, përpiqem të ha mirë, shumë fruta dhe shumë lëngje. Mbi të gjitha, pi shumë ujë dhe pastaj çaj dhe çaj bimor’- ka thënë më tej lideri i Forza Italia.

Italia do të zhvillojë zgjedhjet legjislative ditën e diel. Italianët me 4 mars do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit.

 

 

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top