Ndihemi nervozë, me shumë zemërim në thellësinë tonë, ndihemi të shqetësuar, mbase të dëshpëruar dhe me sulme paniku. Këto janë shfaqjet e makinës sonë biologjike nëse nuk zgjidhim nyjet e së kaluarës, dhe mbetemi në pritje, sikur dikush duhet të dalë e të na kthejë pas padrejtësinë që ndiejmë brenda.
Ne jemi shpëtimtarët tanë, askush nuk do të vijë nga jashtë!
Ne duhet të hyjmë brenda dhe të duam atë që nuk është e dashur, të mirëpresim atë që është refuzuar, të përqafojmë atë që është konsideruar e gabuar, të kërkojmë atë që jemi me të vërtetë, thelbin tonë, buzëqeshjen, ëndrrat tona, dhe të çlirojmë energjinë tonë të kontraktuar, të kompresuar, të mohuar.
Duhet të kuptojmë se, duke fshehur të kaluarën në ndonjë sirtar të pavetëdijes, kemi zgjedhur anën e errët të jetës. Ndaj, duhet të luftojmë që të jemi në gjendje të duam atë që jemi, si na krijoi Nëna-Natyrë, edhe nëse nuk pranohej nga prindërit.
Të rikuperosh të kaluarën dhe ndjenjën e vetvetes do të thotë të luftosh për dritën dhe për dashurinë.
Duhet t’i vendosim qëllim vetes tonë për të ndjerë gëzim, lehtësi, paqe sepse nuk ka asgjë të keqe brenda nesh.
Prandaj, le të ndalojmë së gjykuari veten dhe gjithçka sepse ndiejmë dhimbje brenda nesh dhe nuk dimë kë të fajësojmë, si dhe me të gjithë.
Le të zgjidhim zinxhirët e së kaluarës dhe të fillojmë të jetojmë …
Përgatiti Orjona Tresa / Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.