Dëshmi

October 11, 2018 | 12:04

“Zot i veshur me të bardha”, kështu është cilësuar në Gjermani, mjeku shqiptar që kreu për herë të parë transplantin e kockave

Ky është Arjan Mullahi, mjeku nga Kruja i cili në Gjermani cilësohet si “Zot i veshur me të bardha”. “Kishim dëgjuar për transplante organesh por për transplante kockash, jo”. Kështu shkruanin dy vjet më parë mediat gjermane për mjekun shqiptar kur kreu transplantin e kockave në spitalin e Shën Jozefit. Së fundmi, në korrik të këtij viti ka kryer transplant kockash te një grua nga Kuçova.

“Arjan Mullahi është Zot i veshur me të bardha”, shkruajnë pas këtij suksesi gazetat gjermane. Specialisti i Kirurgjisë speciale të traumave, doktor Mullahi, guxoi në këtë operacion të vështirë për të cilin edhe ai si kirurg është i vetëdijshëm që ka një risk të paimagjinueshëm dhe kërkon guxim. Ndërhyrja parashikon një metodë të veçantë e cila mbështetet në eshtrat e një personi të vdekur.

Pacientja nga Kuçova, Resmije Senka para 18 vitesh ka kryer vendosjen e protezave në këmbët e saj. Pas tri vitesh nga operacioni, proteza e djathtë duhej riparuar. Në 7 vitet e fundit, Resmija kishte dhimbje të papërshkrueshme. Në dhjetor të 2017-ës ajo theu dhe femurin por për fat të mirë takoi doktor Mullahin i cili mori përsipër operacionin.

Të jetosh me kockat e të vdekurit, është një teknikë e rrallë, kirurgjikale që mundëson rikonstruksion të defekteve të kockore me transplantin e kockave të të vdekurit. Tanimë, dy javë pas këtij operacioni pacientja ec vetë dhe pa dhimbje. Kjo ndërhyrje ishte e paimagjinuar për gjermanët të cilët nga momenti që doktor Mullahi u shkoi në Gjermani për specializim, nuk e lanë më të ikte.

Tashmë doktori nga Kruja punon si shef i Shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin e Shën Jozefit, në një qytet në Perëndim të Gjermanisë.

Burimi / http://www.newsbomb.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top